Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për rritjen e numrit të trupave ruse me 15%. Rreth 170 mijë trupa do t’i shtohen numrit të personelit në shërbim në faza, duke e çuar totalin në 1 milion e 320 mijë trupa.
Ministria e mbrojtjes tha se masa ishte një përgjigje ndaj rritjes së kërcënimeve, duke përfshirë zgjerimin e NATO-s, shkruan BBC.
Rusia ka pësuar humbje të rënda në njerëz në më shumë se një vit e gjysmë të luftimeve në Ukrainë, edhe pse nuk jep shifra. Deklarata e ministrisë ruse të mbrojtjes, e postuar në faqen e internetit të Kremlinit, tha se numrat do të rriteshin gradualisht përmes një përpjekjeje rekrutimi, dhe jo nga mobilizimi ose ndryshimet në rekrutim.
“Rritja e numrit të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse po zbatohet në faza, bazuar në qytetarët që shprehin dëshirën për t’iu nënshtruar shërbimit ushtarak me kontratë”, thuhet në deklaratë.
Kremlini shpjegoi rritjen me “rritja e forcave të përbashkëta të armatosura të [NAtos] pranë kufijve të Rusisë” dhe kërcënimet që lidhen me “operacionin special ushtarak”, siç e përshkruan Rusia luftën e saj në Ukrainë.
NATO është zgjeruar kohët e fundit me përfshirjen e Finlandën, e cila ka një kufi të gjatë me Rusinë. Suedia gjithashtu ka aplikuar për t’u anëtarësuar.
Aleanca thotë se Ukraina mund të anëtarësohet “kur të plotësohen kushtet”, megjithëse nuk ka dhënë asnjë afat kohor. Ukraina nuk mund t’i bashkohet NATO-s derisa është ende në luftë me Rusinë.