KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Putini ka aftësi të provokojë një luftë tjetër në Evropë – Perëndimi duhet ta ndalojë ndezjen e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Siguri

Putini ka aftësi të provokojë një luftë tjetër në Evropë – Perëndimi duhet ta ndalojë ndezjen e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:40 -07/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Incidentet e fundit “alarmante” në Ballkan janë dëshmi e kërcënimeve në rritje të rusëve në rajon – dhe aftësisë së Vladimir Putinit për të provokuar potencialisht një tjetër front në Evropë, thonë ekspertët.

Duke shkruar në revistën “Foreign Affairs”, oficeri në pension i inteligjencës amerikane, David Shedd dhe Ivana Stradner, e cila studion strategjitë e sigurisë dhe doktrinat ushtarake të Rusisë, thonë se Perëndimi duhet të parandalojë presidentin rus që të ndezë konfliktin e gjatë midis Kosovës dhe Serbisë.

Në muajin shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dëshmitar të grumbullimit “të paprecedentë” të trupave serbe në kufirin e Kosovës mes tensioneve në rritje në rajon – një lëvizje që Shedd dhe Stradner e cilësojnë një “zhvillim alarmues”.

Kjo pasoi një përleshje midis 30 serbëve etnikë të armatosur rëndë dhe një patrulle policie në Kosovë, e cila la të vdekur katër persona.

Ka “shumë indikacione se këto incidente shkojnë përtej tensioneve të njohura që vazhduan në vitet e kaluara. Këto incidente tregojnë gjithashtu kërcënimin në rritje që Rusia, partneri i Serbisë, po paraqet për rajonin”, thuhet në artikull.

Shedd dhe Stradner shkruajnë gjatë për marrëdhëniet ruso-serbe dhe pse Moska do t’i gëzohej ndezjes së serishme të një konflikti historik shqiptaro-serb, shkruan skynews.

Këtu janë pikat e tyre kryesore:

Rritja e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës – e cila shpalli pavarësinë në 2008 – “stresojnë burimet e NATO-s dhe minon fuqinë e SHBA-së në Evropë” – diçka që Putini do ta konsideronte si të favorshme për Rusinë;

Një luftë tjetër në Evropë do të thotë se Perëndimi do të ketë më pak fuqi për ta ndihmuar Ukrainën.

Një konflikt në zgjerim dhe për rrjedhojë një tjetër shpërqendrim nga qëllimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë do të ishte një “dhuratë edhe më e madhe për Putinin”;

Putin dëshiron “ta kthejë Moskën në negociatorin e vetëm të besueshëm të konfliktit të Ballkanit – duke i dhënë Kremlinit levë mbi fuqitë perëndimore”;

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq – i cili ka thelluar lidhjet me Rusinë që nga fillimi i luftës – gjithashtu “përfiton politikisht nga kaosi në Ballkan, i cili e ndihmon atë të justifikojë rëndësinë e tij politike dhe të ketë gjithçka nën kontroll”;

Vuçiq ka nevojë për ndihmën e Putinit për të pasur sukses – vendi i tij përfiton nga energjia e lirë ruse ndërsa Beogradi dhe Moska gjithashtu kanë “forcuar bashkëpunimin e tyre ushtarako-teknik”;

Rusia ka nxitur tensionet midis Serbisë dhe Kosovës duke vendosur billborde me deklarata solidariteti me Serbinë dhe duke shpërndarë propagandën serbe në mediat e saja;

Putin argumenton pa bazë se aneksimi i territoreve të Ukrainës justifikohet me pavarësinë e Kosovës;

Perëndimi duhet të ndalojë së “ledhatuari” Vuçiqin dhe NATO duhet të “krijojë një koalicion, në krye me Shtetet e Bashkuara, që mund të bëjë presion me sukses ndaj Beogradit dhe Moskës për të ndalur promovimin e jostabilitetit politik”. /Foreign Affairs

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

KosovaNewss 07/11/2023 07/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?