Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret me të cilin ka nderuar aktorin amerikan, Steven Seagal, me urdhrin shtetëror të Miqësisë.
Dekreti thirret në atë që quhet “kontributi i madh i Seagalit në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kulturor dhe humanitar”.
Seagali ka qenë një vizitor i rregullt në Rusi dhe është bërë qytetar i saj në vitin 2016, kur ai pranoi pasaportën ruse, personalisht nga presidenti, Vladimir Putin. Ai ka punuar po ashtu si “përfaqësues special” i ministrisë së Jashtme ruse në SHBA dhe në Japoni.
Ish-aktori i filmave aksion e ka mbështetur aneksimin ilegal të Krimesë nga Rusia, dhe ka mbështetur luftën e këtij shteti në Ukrainë. Verën e kaluar, Seagali ka vizituar Donbasin e okupuar.
Në një intervistë për një televizion rus vitin e kaluar ai ka thënë se Rusia rrezikohet nga Ukraina.


