KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Putin paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore me NATO-n
Botë

Putin paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore me NATO-n

Kosova News
Kosova News 14:51 -29/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit më 29 shkurt duke paraqitur këndvështrimin e tij se si po përparon lufta kundër Ukrainës, për raportet e Rusisë me Perëndimin, teksa kërcënoi me pasoja “tragjike” nëse NATO-ja dërgon trupa në Ukrainë.

“Rusia ka armë, të cilat mund të godasin territorin e tyre dhe tani ata po sugjerojnë dhe po e kërcënojnë botën me to dhe e gjithë kjo rrit kërcënimin real të një konflikti bërthamor që nënkupton shkatërrimin e njerëzimit”, tha ai.

Duke folur më pak se tri javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë me lehtësi, Putini përsëriti narrativin se nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës ishte e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë dhe sigurinë.

“Pavarësisht vështirësive dhe shijes së hidhur të humbjeve, njerëzit e mbështesin këtë zgjedhje”, tha ai për “operacionin e posaçëm ushtarak”, formulimin që përdor Kremlini për t’iu referuar pushtimit të Ukrainës që Moska nisi në shkurt të vitit 2022.

Në pjesën e parë të fjalimit, që ai e mbajti para dy dhomave të Parlamentit rus dhe Këshillit të Federatës, ai u fokusua më shumë te Perëndimi, duke e akuzuar atë se “po tenton të na tërheqë në një garë armësh”, duke “ u përpjekur që të na lodhë”.

“Perëndimi nuk po tenton vetëm që të na pengojë në zhvillimin tonë; në vend të Rusisë, atyre u duhet një vend vdekjeje”, tha ai, duke shtuar se në të njëjtën kohë, Perëndimi “i ka bërë keq llogaritë”.

Më herët, gjatë kësaj jave, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas një samiti të liderëve të Evropës të mbajtur në Paris, tha se pavarësisht se tani për tani nuk ka konsensus, nuk duhet të përjashtohet asnjë mundësi për ta ndihmuar Ukrainën, përfshirë edhe dërgimin e trupave perëndimore për të luftuar përkrah Kievit, në mënyrë që të parandalohet një fitore e Rusisë.

Putini tha se një lëvizje e tillë do të rezultonte në “pasoja për intervencionistët” që do të ishin “shumë më tragjike”.

Ai, po ashtu, sugjeroi se një përfshirje e Perëndimit do të rriste mundësinë e një lufte bërthamore botërore.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kyçë evropianë thanë gjatë kësaj jave se nuk kanë plane që të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë, shkruan REL.

Përderisa hodhi poshtë raportimet perëndimore se Moska po e shqyrton mundësinë e dislokimit të armëve bërthamore hapësinore, Putini tha se forcat bërthamore të Rusisë janë “në gatishmëri të plotë” dhe se ushtria ka dislokuar armatime të reja në fushëbetejën në Ukrainë.

Lideri rus, po ashtu, tha se raketa e re balistike ndërkontinentale, Sarmat, është futur në shërbim të forcave bërthamore ruse, ndërkaq shteti po përfundon testimin e një rakete dhe dronëve të tjerë bërthamorë.

Fjalimi i Putinit u mbajt para zgjedhjeve presidenciale ruse të parapara më 15-17 mars, të cilat Kremlini shpreson t’i përdorë për të treguar unitetin e kombit në mbështetje të Putinit dhe pushtimit të Ukrainës.

Zgjedhjet ruse kontrollohen ashpër nga Kremlini dhe as nuk janë të lira, e as fer, por shihen nga Qeveria si nevojë për të përçuar një ndjenjë të legjitimitetit.

Putini është në pushtet në Rusi që nga viti 1999, si president dhe kryeministër.

Gjatë fjalimit, Putini nuk përmendi Aleksei Navalny, politikanin opozitar, që vdiq dy javë më parë në një burg në Arktik, në rrethana të dyshimta.

Navalny kishte tentuar të garonte kundër Putinit më 2018, por nuk ishte lejuar nga autoritetet për shkak të një dënimi të mëparshëm për mashtrim, rast që ishte parë gjerësisht si i motivuar politikisht.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 29/02/2024 29/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
08:53 -22/07/2026
Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht
08:50 -22/07/2026
IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?