KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje për aleatin kryesor
Botë

Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje për aleatin kryesor

Kosova News
Kosova News 14:03 -23/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin, e dënoi të hënën sulmin ndaj Iranit si “të paarsyeshëm” dhe “të paprovokuar” gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, por nuk shpalli asnjë mbështetje konkrete për aleatin kyç të Moskës në Lindjen e Mesme.

Moska është një aleate e rëndësishme e Iranit, por nuk ka dalë fuqishëm në mbështetje të Teheranit, ndonëse Shtetet e Bashkuara goditën fundjavën që lamë pas objektet bërthamore iraniane.

“Ky agresion i paprovokuar ndaj Iranit është i pajustifikueshëm”, tha Putin në fillim të takimit.

Putin nuk i përmendi drejtpërdrejt sulmet amerikane, duke folur në mënyrë të përgjithshme për “goditje” ndaj Iranit, megjithëse Kremlini kishte deklaruar më herët të hënën se i dënonte dhe i vinte keq për sulmet e SHBA-së.

“Ka një përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon, dhe ne sigurisht e dënojmë këtë dhe shprehim keqardhje të thellë në këtë drejtim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para se Putin të takonte Araghchin në Kremlin.

Putin është përpjekur të paraqitet si ndërmjetës mes Iranit dhe Izraelit – një ide që u hodh poshtë javën e kaluar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Araghchi i tha Putinit se Rusia ka qenë një “partnere dhe bashkudhëtare” e Iranit dhe vlerësoi marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës si “shumë të ngushta dhe afatgjata”.

“Irani po ushtron të drejtën legjitime për vetëmbrojtje ndaj këtyre agresioneve”, shtoi ai.

Serhiy Danylov, zëvendësdrejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme, tha për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, se në Iran po rritet zhgënjimi dhe pakënaqësia ndaj Rusisë – si brenda elitës politike, ashtu edhe në mesin e qytetarëve të zakonshëm.

Sipas tij, Rusia perceptohet si një vend që tregton interesat e Iranit, dhe ky perceptim është i saktë. Rusia shihet si tradhtare – një vend që bëri premtime, por nuk i përmbushi ato.

“Tani, qartazi, iranianët do të kërkojnë, për shembull, municion për sistemin mbrojtës ajror Pantsir-S1, që e përdorin në mënyrë aktive, dhe që është një nga të paktat kapacitete që u kanë mbetur. Do të kërkojnë raketa për mbrojtje ajrore, apo pajisje të përgjithshme për mbrojtje nga ajri – por nuk do të marrin asgjë. Ndoshta ndonjë sasi municioni mund të mbërrijë përmes detit, por në përgjithësi, Rusia nuk mund të bëjë asgjë për Iranin tani. Në fakt, nuk besoj se ka ndonjë dëshirë të bëjë – sepse për Rusinë, marrëdhënia me Donald Trumpin është shumë më e rëndësishme sesa ajo me Iranin”, tha Danylov.

Që prej sulmeve izraelite më 13 qershor, të cilat nxitën një kundërpërgjigje iraniane me raketa dhe dronë, Rusia nuk ka ofruar publikisht ndihmë ushtarake për Teheranin.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë minimizuar, gjithashtu, rëndësinë e marrëveshjes së gjerë për partneritet strategjik, të nënshkruar muaj më parë me Iranin, duke theksuar se nuk është një pakt për mbrojtje të ndërsjellë.

“Rusia po bën përpjekje për të ndihmuar popullin iranian”, tha Putin gjatë takimit, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

I pyetur se çfarë mbështetjeje specifike mund të ofronte Rusia, Peskov tha për gazetarët: “Gjithçka varet nga nevojat e Iranit. Ne kemi ofruar shërbimet tona si ndërmjetës”.

Ai shtoi gjithashtu se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe mes Moskës dhe Uashingtonit, duke i quajtur ato “çështje të ndryshme”.

Putin tha javën e kaluar se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nga Rusia./RadioEvropaeLirë

Gjithashtu lexoni:

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet

Trumpi: Iranit ia hoqëm bombën bërthamore nga duart

Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit

Rama mbështet përpjekjet e presidentit Tramp për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore

Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin, por me programin e tij bërthamor

Kosova News 23/06/2025 23/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Rizvanolli: Kosova në asnjë moment nuk ka qenë në kolaps energjetik
17:28 -23/06/2025
Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, shpërndarja e dezinformata bëhet për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë
17:19 -23/06/2025
NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan
16:14 -23/06/2025
Ndalonte automjete pa autorizim, arrestohet i dyshuari që i gjetën edhe armë
15:56 -23/06/2025
KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese
15:32 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?