KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pushues nga e gjithë bota në Sarandë, kryebashkiaku Çaçi: 20% rritje në krahasim me një vit më parë
Rajon

Pushues nga e gjithë bota në Sarandë, kryebashkiaku Çaçi: 20% rritje në krahasim me një vit më parë

Kosova News
Kosova News 14:26 -06/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të cilësuara si perlat e turizmit, Saranda dhe Ksamili mbeten ndër destinacionet e preferuara në bregdetin jugor të vendit për turistë nga e gjithë bota.

Sezoni i nisur që në muajin mars në Sarandë është tashmë në kulmin e tij. Plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgimia e pasur kulturore tërheqin vëmendjen e turistëve, që gjatë këtij sezoni shenojnë një rritje me 20 %, krahasuar me një vit më parë. Kryebashkiaku Oltion Çaçi tregon se si ka ndryshuar harta e turistëve që këtë vit kanë zgjedhur Sarandën.

“Në Sarandë dhe Ksamil turistët janë shumë individual. Një fenomen ka ndodhur këtë vit që harta e turizmit ka ndryshuar dhe kjo e bën më të qëndrueshëm turizmin në Sarandë dhe Ksamil sepse nuk kemi më një klientelë të caktuar të vendeve të caktuara. tashmë harta është nga të gjitha vendet e Europës por dhe përtej Europës. Kemi turistë nga Kanadaja nga Amerika nga Australia. Nuk jemi të varur nga një shtet I caktuar, është turizëm i qëndrueshëm sepse është I varur nga të gjitha shtetet. Italianët dihet që i fillojnë pushimet në fillim të gushtit dhe mbarojnë në fillim të shtatorit, kështu që po të dalësh tani është plot me italianë. Po të marrim të gjitha të dhënat statistikore nga hyrjet në port dhe pikën kufitare na dalin 20 përqind më shumë turistë këtë vit sesa vitin e kaluar”, tha kryebashkiaku.

Autoritetet i kanë kushtuar vëmendje investimeve në infrastrukturë, dhe tashmë 90% e rrugëve në Ksamil janë të asfaltuara. Kryebashkiaku Çaçi thekson se puna është ndërprerë në kulmin e sezonit, për tu dhënë mundësi turistëve të pushojnë të qetë, shkruan tch.

“Bashkia Sarandë këtë vit ka bërë një investim kolosal jo vetëm në Sarandë por  edhe në qytezën e Ksamilit. Më shumë shprehet tek investimet e infrastrukturës. Ksamilin e kemi mbuluar pothuajse 90%, të gjithë rrugët e Ksamilit janë pothuajse te asfaltuara. Një pjesë e investimeve fillojnë në tetor sërish sepse jemi të detyruar të ruajmë momentin e pikut të sezonit, për tu dhënë mundësi bizneseve të krijojnë të ardhura”, tha Çaçi.

Turistët përtej Adriatikut kanë mbetur besnikë të Sarandës edhe këtë vit. Ksamili është i mbushur me turistë italianë, kryesisht të rinj, që i alternojnë ditët e tyre të pushimit mes plazheve që të lënë pa frymë, parkut të Butrintit, Kalasë së Lëkursit, syrit të kaltër dhe jetës së natës që kulmon në Sarandë.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 06/08/2024 06/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë
19:26 -12/07/2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?