Qeverisja lokale e Prishtinës e drejtuar nga Përparim Rama, e cili po udhëheq me kryeqytetin falë koalicionit të LDK-së me PDK-në, ka bërë së fundi edhe një emrin politik.
Pushteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kësaj radhe e ka përzgjedhur për kryeshef të Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking” ish- këshilltarin e Isa Mustafës, raporton KosovaNews.
Në dokumentin e publikuar sot nga Komuna e Prishtinës, janë dhënë rezultatet e atyre që kanë garuar për kryeshef të “Prishtina Parking” dhe aty shihet se Sokol Havolli ka marrë vlerësimin më të madh, krahasuar me kandidatët tjerë.
Sokol Havolli ka qenë këshilltar i Isa Mustafës në kohës sa ky u fundit ka qenë kryeministër në Qeverinë e Kosovës.
Pas rënies së Mustafës nga Qeveria, Havolli ishte zgjedhur zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), dhe sipas raportimeve kjo pozitë i ishte dhënë nga një marrëveshja paraprake që kishte LDK me PDK-në për ndarjen e posteve drejtuese.
Si do qoftë, Havolli ka qenë në këtë pozitë të lartë drejtuese në BQK deri më 30 gusht të këtij viti, kur edhe ka dhënë dorëheqje.
Kurse konkursi për pozitën e kryeshefit të ‘Prishtina Parking’ është hapur më 16 shtator 2022, pasi që javë më parë Liridon Restelica kishte dhënë dorëheqje./KosovaNews/




