Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi kanë shkruar sot lidhur me punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Ministri Aliu në një postim në Facebook shkruan punimet po avancojnë çdo ditë e më shumë.
“Po bëjmë gjithçka për të ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një nga rrugët më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit”, shkruan ai.
Durmishi në një postim në Facebook shkruan se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë.
“Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet çdo ditë.
Kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë pasi është rrugë e cila përballon një fluks të lartë lëvizjeje, dhe ka rëndësi të veçantë pasi është rrugë që lidh qytete e fshatra të vendin tonë”, shkruan ai.