KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punimet e Samitit të Procesit të Bërdo-Brionit mbyllen me thirrjen që Kosovës t’i hiqen vizat
Politikë

Punimet e Samitit të Procesit të Bërdo-Brionit mbyllen me thirrjen që Kosovës t’i hiqen vizat

Kosova News
Kosova News 13:58 -12/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinës t’ia japë statusin e shtetit kandidat.

Ai deklaroi të hënën, pas Samitit të Procesit Bërdo-Brionit, Slloveni, se me liderët e vendeve të rajonit, u dakorduan që bisedimet të jenë forma e vetme për zgjidhje të çështjeve, ndonëse sipas tij, pati dallime të mëdha mes shteteve.

“Takimi u mbyll me sukses për dy arsye: diskutimet kanë qenë mjaft të mira dhe kemi dashur të insistojmë që të jemi më të bashkuar. Por ka disa gjëra që na ndajnë, por duhet të kuptojmë se ku janë këto dallime”, deklaroi Pahor.

Sipas presidentit slloven, BE-ja duhet ta përshpejtojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe t’i ndihmojë vendet në krizën për energjinë elektrike dhe furnizimit me ushqime.

“Kur u përgatitëm për konferencë, kishim disa dallime. Niveli i besimit nuk është në nivelin më të lartë të munshdëm. Gjatë fazës përgatitore për konferencë, ne kuptuam se ndoshta do të jetë e vështirë ta organizojmë këtë takim. Kjo nuk do të jetë pengesë për Ballkanin Perëndimor. Më vjen mirë që të gjithë kanë marrë pjesë në Samit. Kishim dallime të mëdha, por e kuptuam se nuk mund t’i zgjidhim këto dallime, prandaj u përqendruam në aspektet e përbashkëta”, shtoi ai.

Dy nikoqirët presidentit të Sllovenisë Borut Pahor dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç, kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes në rajon.

Pahor dhe Milanoviq kanë bërë thirrje për dialog si rruga e vetme e gjetjes së zgjidhjes dhe ruajtjes së paqes në rajon.

Procesi i Bërdo-Brionit filloi në vitin 2010 kur kryeministrat e atëhershëm slloven dhe kroat, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje arbitrazhi mes dy vendeve, donin të jepnin shembull për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe t’i inkurajonin ata në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

Që nga viti 2013, takimet në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni mbahen çdo vit dhe mbledhjes së liderëve rajonalë iu bashkuan të ftuar specialë, duke përfshirë ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, ish-presidentin e Austrisë Heinz Fischer, presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, presidentin aktual të SHBA-së, atëherë nënpresident, Joseph Biden dhe përfaqësues të institucioneve evropiane.

Osmani e Gjukanoviq flasin për të ardhmen euroatlantike

Gjithashtu lexoni:

Deputetët kanë edhe 24 ditë për konstituimin e Kuvendit, çfarë ndodhë nëse kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese?

Presidentja Osmani takohet me kryetarin e PDK-së Krasniqi

Reagon Pacolli, thotë se nuk mori ftesë nga gjykata për seancën gjyqësore – kritikon edhe mediat

Takimi Kurti–Osmani: Synohet konstituimi i Kuvendit në frymën e kompromisit

Kurti pas takimit me Presidenten: Do të bëjmë çmos që Kuvendi të konstituohet në fund të korrikut

Kosova News 12/09/2022 12/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve
14:17 -02/07/2025
Ekspozitë në Parlamentin e BE-së mbi mizoritë – eurodeputetët grekë dhe polakë kërkojnë dëmshpërblime
14:14 -02/07/2025
Deputetët kanë edhe 24 ditë për konstituimin e Kuvendit, çfarë ndodhë nëse kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese?
14:11 -02/07/2025
Bekim Gashi merr drejtimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci vazhdon në Inspektorat
14:08 -02/07/2025
Presidentja Osmani takohet me kryetarin e PDK-së Krasniqi
14:02 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?