KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët e marketit përshkruajnë tmerrin që përjetuan në momentin e grabitjes
Siguri

Punëtorët e marketit përshkruajnë tmerrin që përjetuan në momentin e grabitjes

Kosova News
Kosova News 17:21 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

“Kur pashë armën, e frikësuar bëra një hap prapa dhe mbeta e shtangur” – tha Alketa Hasimi duke i përshkruar momentet kritike të ditës kur ishte grabitur marketi ku ajo punon.

Për këtë grabitje po akuzohet Agon Kurtolli.Ajo duke deklaruar para trupit gjykues tha se ditën kritike asaj grabitësit i kishin marrë një shumë të konsideruar parash.

Dëshmitarja tregoi se si grabitësi Agon Kurtolli ishte i maskuar me maskë dhe me kapelë. Duke u ballafaquar me të akuzuarit, ajo tha se Agon Kurtolli ka qenë personi që e kishte grabitur sipas saj në natën kritike.

“Së pari ka sjell tek arka disa produkte alkool, cigare dhe të tjerat nuk po më kujtohen, pastaj  ka dal jashtë pa i paguar produktet, fakti që i ka lan qaty na e kemi ditë që ko me u kthy me i pagu, pastaj ka hyrë brenda m’i ka dhënë 5 euro edhe ka thënë a mundesh me m’i thy dhe në momentin që e kom hapë arkën personi e ka nxjerrë revolen edhe me tjetrën dorë u zgjatë me i marrë paret” – deklaroi ajo.

Në fund Hasimi shtoi se nga mënyra se si i akuzuari ecte dhe fliste, ishte e qartë që ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Sot para trupit gjykues rrëfimin e tij për ngjarjen e ka dhënë edhe punëtori tjetër i atij marketi, Kushtrim Canolli. Dëshmitari tregoi se të gjithë konsumatorët ishin frikësuar kur ka hyrë grabitësi, por që ai vetë nuk ka arritur ta shoh grabitjen pasi ka qenë në një sektor tjetër të marketit.

Me dëshminë e këtyre dëshmitarëve ka përfunduar gjykimi, për të vazhduar tutje më 30 shtator të këtij viti.Sipas Prokurorisë, Agon Kurtolli akuzohet se më 1 tetor 2021, i maskurar me maskë anti-COVID, ka hyrë në njërën nga barnatoret në rrugën “Agim Ramadani” duke treguar armën, me qëllim që t’i sjell vetes dobi pasurore por që nga kjo e fundit nuk ka arritur të marrë ndonjë gjë. Me këtë veprim i njëjti ka kryer veprën penale grabitje në tentativë.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, në po atë natë Kurtolli e ka grabitur një market në rrugën “Isa Kastrati”, ku i maskuar dhe me kërcënimin e armës i njëjti ka arritur që nga arka e këtij marketi të marrë 50 euro. Kështu duke kryer veprën penale të grabitjes.

Tutje në aktakuzë thuhet se Agon Kurtolli dhe Bardhyl Neziri së bashku, më 2 tetor 2021, në rrugën “Gazmend Zajmi”, më saktësisht në marketet e Maxit, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin 125 euro. Ku për këto veprime të dy së bashku akuzohen për veprat, armë-kontroll dhe posedim i pa autorizuar i armës dhe për veprën penale të grabitjes.

Gjithashtu lexoni:

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik
17:55 -10/07/2026
Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?