Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka rezultuar asnjë rast me vdekje, ndërkaq janë regjistruar 513 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 1 mijë e 287 mostrave.
Nga dje janë shëruar 975 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 9 mijë e 464. /KosovaNews/
