KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Publikohet pakoja e udhëzuesve për mësimdhënës “Patrulla për Imunizim”, Nagavci: Krenari të kemi avancime të tilla në procesin mësimor
Arsim

Publikohet pakoja e udhëzuesve për mësimdhënës “Patrulla për Imunizim”, Nagavci: Krenari të kemi avancime të tilla në procesin mësimor

Kosova News
Kosova News 20:00 -25/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha, përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë, Edita Haxhiu, përfaqësuesja e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Merita Berisha dhe kordinatrorja e shkollave promovuese të shëndetit në MAShTI, Leonora Shala morën pjesë në publikimin e pakos së udhëzuesve për mësimdhënës “Patrulla për Imunizim”.

“Patrulla për Imunizim” është platformë mësimore e bazuar në lojëra, e cila ofrohet falas nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nga e cila nxënësit mësojnë për sistemin imunitar dhe vaksinimin.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, është krenari të kemi avancime të tilla në procesin mësimor, posaçërisht duke parë që ato po shkojnë paralelisht me politikat e MAShTI, me programin qeverisës, dhe me Strategjinë e Arsimit 2022-2026, e cila përmban objektivin për sigurimin e mjediseve të shëndetshme në shkolla dhe objektivin për përdorimin e materialeve mësimore në funksion të rritjes së cilësisë së mësimdhënies.

Ministrja Nagavci gjithashtu tha se, pjesë e pandashme e kujdesit për shëndetin është edhe aktiviteti fizik, për çka është është investuar në furnizimin e 74 sallave të sportit me pajisje sportive, janë ndërtuar 9 salla të edukatës fizike, 13 të tjera janë në ndërtim dhe është investuar në përmirësimin e nyjeve sanitare në 31 shkolla.

Duke folur për ngritjen e kapaciteteve të stafit arsimor, ministrja Nagavci bëri të ditur se, janë realizuar trajnime për qasjen ndaj shkollave promovuese të shëndetit, për Paketën e Gjelbër (me afro 1200 mësimdhënës) dhe ligjërata për shëndetin mendor për mësimdhënës.

Ndër të tjera, Nagavci theksoi se, janë organizuar ligjërata në shkolla rreth rreziqeve të drogës dhe substancave të tjera të dëmshme për shëndetin, dhe janë punësuar 339 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, deri sa të arrihet numri i plotë 500.

Për rëndësinë e këtij moduli edukativ dhe bashkëpunimin ndërsektorial në zbatimin e Agjendës së Imunizimit ka folur zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha.

Në kuadër të prezantimit të pakos së udhëzuesve është paraparë që më 25 dhe 26 shtator , Zyra e OBSH-së në Kosovë, në bashkëpunim me MAShTI dhe MSh, dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, do të zhvillojnë një trajnim për 20 mësimdhënës të biologjisë, me pjesëmarrjen e mësuesve nga Armenia dhe ekspertë nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropë

Gjithashtu lexoni:

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

Sveçla dhe Krasniqi ndjekin nga afër punimet që po bëhen në veri

Policia njofton se personi i humbur dje në Kllokot gjendet në fshatin Kokaj

Ministria e Ekonomisë mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut

Dështon edhe tentimi i 15-të për konstituim

Kosova News 25/09/2024 25/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim të ligjit
10:16 -14/05/2025
Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik e Ferizaj
10:13 -14/05/2025
26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku
09:26 -14/05/2025
26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
09:07 -14/05/2025
Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”
08:46 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?