KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Publikohet analiza e INPO-s: Ministria e Mbrojtjes dhe OSHP nuk morën masa ndaj kompanisë “Beni Dona”, pasi fitoi tenderin me certifikata të falsifikuara
Siguri

Publikohet analiza e INPO-s: Ministria e Mbrojtjes dhe OSHP nuk morën masa ndaj kompanisë “Beni Dona”, pasi fitoi tenderin me certifikata të falsifikuara

Kosova News
Kosova News 15:24 -04/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata joqeveritare Iniciativa për Progres (INPO) me mbështetje të Rockefeller Brothers Fund, ka publikuar Analizën “Sfidat e prokurimit për ushqimin e FSK–së”.

Në një raport të detajuar prej 18 faqesh monitoruesit e INPO kanë gjetur një varg parregullësishë, favorizime dhe lojrat ligjore në kontratat për furnizim me ushqim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në këtë raport INPO theks të veçant i është kushtuar falsifikimit të certifikatave ISO dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme nga operatori fitues “Beni Dona” dokumente këto që ishin të vërtetuara edhe nga institucionet e sigurisë së Kosovës por edhe ato gjermane.

“Raporti i hetimeve të nisura nga Prokuroria Speciale konfirmoi se certifikatat e dorëzuara ishin të falsifikuara, por kjo prokurori hodhi kallximin penal për mungesë të përgjegjësisë penale të operatorit ekonomik” thuhet në raport

Përkundër këtyre gjetjeve, në raportin e INPO-së  thuhet  se këto shqetësime nuk u morën për bazë as nga Ministria e Mbrojtjes, e as nga Organi Shqyrtues i Prokurimit edhe pse ishin plotësuar kushtet ligjore për ndërprerje të kontratës kompanisë “Beni Dona Plast”.

“Megjithatë, procedura e vlerësimit të origjinialitetit të këtij dokumentacioni nuk u trajtua nga Ministria e Mbrojtjes, e as nga OSHP përmes hetimeve administrative. Përkundër informatës së mëhershme të marrë nga Policia e Kosovës për falsitetin e dokumenteve, kjo ministri nuk ndërmori veprime për ndërprerje të kontratës, edhe pse ishin plotësuar kushtet ligjore për shkak të papërgjegjshmërisë së operatorit ekonomik “Beni Dona Plast”. Përkundrazi, ky aktivitet vazhdoi së implementuari sipas afatit të kontraktuar deri më 31.03.2023” thuhet ndër të tjeara  në raport.

Analiza sjell një përmbledhje të detajuar mbi prokurimin e shërbimeve ushqimore për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke shqyrtuar ligjshmërinë dhe efektivitetin e procedurave të ndjekura nga Ministria e Mbrojtjes gjatë viteve 2018-2024. Analiza nxjerr në pah një sërë problemesh të rëndësishme, përfshirë mungesën e transparencës, përdorimin e shpeshtë të procedurave të negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, trajtimin jo të barabartë të operatorëve ekonomikë, konsistencën e diskutueshme të vendimeve nga OSHP dhe rolin e KRPP-së.

Një nga çështjet kryesore të identifikuara në këtë hulumtim është dhënia e kontratës për operatorin ekonomikë të papërgjegjshëm dhe mosndërmarrja e masave të duhura ligjore ndaj dokumentacioneve të dyshimta. Përveç kësaj, përdorimi i “situatave emergjente” ka krijuar një mjedis që cënon konkurrencën e drejtë dhe favorizon operatorë të caktuar.

Për të lexuar më shumë mbi gjetjet dhe rekomandimet për përmirësimin e këtyre proceseve, ju ftojmë të lexoni analizën e plotë të publikuar nga INPO.

INPO PUBLIKON ANALIZËN: SFIDAT E PROKURIMIT PËR USHQIMIN E FSK–SË

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Kosova News 04/11/2024 04/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?