KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Publikohen pamjet e bunkerit të mbushur me armë e municione në Tiranë
Rajon

Publikohen pamjet e bunkerit të mbushur me armë e municione në Tiranë

Kosova News
Kosova News 14:12 -19/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia ka bërë të ditur se ka finalizuar këtë të enjte operacionin e koduar “Arsenali” ku janë gjetur armë, municion luftarak, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, një Jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Për këtë rast, policia bën të ditur se është vënë në pranga në flagrancë 62-vjeçari që i mbante në garazh, shpallet në kërkim djali i tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në Kodër-Mëzes, në një magazinë, një shtetas mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Arsenali”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – K. Ç., 62- vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërethyese dhe i municionit”. Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi E. Ç., 35- vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, në Kodër-Mëzes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Po punohet për kapjen e shtetasit E. Ç., si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, bën të ditur policia.

Gjithashtu lexoni:

Rritet fluksi i pushuesve në Velipojë, me mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri

Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Kosova News 19/08/2022 19/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?