KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PSG-ja fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve
Sport

PSG-ja fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

KosovaNewss
KosovaNewss 23:01 -29/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

PSG ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në “Emirates” me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

Francezët e nisën furishëm takimin, duke shënuar që në minutën e tretë, pas një kundërsulmi të menduar mirë.  

Ousmane Dembele luajti në krah te Kvitcha Kvaratskhelia, me gjeorgjianin që mori topin u fut në zonë dhe pasoi sërish te Dembele i cili më një goditje të bukur me të parën gjeti rrjetën e David Rayas për 1-0. 

Kur pritej që Arsenali të këndellej, PSG radhiste rastet, me Desire Doue që ishte afër golit, por Raya bëri pritje të madhe.  

Në minutën e 38-të, Arsenali kërkoi penallti pas rrëzimit në zonë të Mikel Merinos, por gjyqtari nuk mendoi ashtu. 

Gabreil Martinelli i kishe dy raste të mira, fillimisht në minutën e 40-të gjuajti jashtë, ndërsa në minutën e 45-të, i vetëm me Gigi Donnarumman, nuk arriti të shënojë, me portierin italian që bëri pritje të madhe.  

Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali arriti që të shënojë me Mikel Merinon i cili me kokë gjeti rrjetë pas harkimit të Declan Rice.

Pas tre minutash vëzhgim në VAR, situata u cilësua si pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.

Në minutën e 56-të, Leandro Trossard ishte afër golit, por Donnarumma bëri pritje të madhe.

PSG ka mundur ta sigurojë fitoren në minutën e 84-të dhe 85-të, por Breadly Barcola dhe Goncalo Ramos, dështuan nga pozita ideale.

Një fitore e madhe e PSG-së e cila e dërgon në ndeshjen kthyese në shtëpi, në “Parkun e Princave”, me një avantazh prej një goli.

Gjithashtu lexoni:

Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona

Torino i bashkohet garës për Ardian Ismajlin

Milani synon transferimin e top sulmuesit pas 144 milionë eurove të fituara nga shitjet e lojtarëve

Skenar ‘makthi’ për Arne Slot – ylli i Liverpoolit ka vendosur të largohet nga klubi

U tha se Bayerni ka arritur marrëveshje me Woltemade, reagon drejtori i Stuttgartit dhe zbulon çmimin e lojtarit

KosovaNewss 29/04/2025 29/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?