PSG ka marrë një fitore të madhe në tokën spanjolle, duke mposhtur Barcelonën me përmbysje 2:1 në Champions League.
“Blaugranët” kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Ferran Torres në minutën e nëntëmbëdhjetë pas asistimit të Marcus Rashford. Por parisienët kanë reaguar me Mayulu në minutën e tridhjetë e tetë dhe në fund ka qenë Ramos që e ka realizuar golin e fitores në minutën e nëntëdhjetë.
Në Londër, Arsenal e ka nisur me këmbë të mbarë, duke fituar 2:0 kundër Olympiacos. Gabriel Martinelli ka shënuar golin e parë në minutën e dymbëdhjetë pas asistimit të Viktor Gyokeres, ndërsa Bukayo Saka e ka vulosur fitoren në kohën shtesë (90+2’), pas një kombinimi me Martin Odegaard.
Spektakël ka pasur edhe në Spanjë, ku Villarreal dhe Juventus i kanë ndarë pikët në një barazim dramatik 2:2. Mikautadze i ka kaluar vendasit në epërsi, por Juventus e ka përmbysur me Gatti dhe Conceicao. Megjithatë, Veiga e ka barazuar rezultatin në minutën e fundit për skuadrën spanjolle.
Në ndeshjet e tjera, Monaco dhe Manchester City kanë barazuar 2-2, Borussia Dortmund ka deklasuar Athletic Club 4-1, Bayer Leverkusen dhe PSV Eindhoven janë ndarë baras 2-2 si dhe Napoli ka fituar ndaj Sporting CP 2-1.
Të enjten nuk ka ndeshje nga Champions League, por ka ndeshje nga ligat e tjera: Europa League dhe Conference League.


