KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pse fëmijët mësojnë më lehtë sesa të tjerët? – Jepen përgjigje nga studimi i fundit
Kuriozitete

Pse fëmijët mësojnë më lehtë sesa të tjerët? – Jepen përgjigje nga studimi i fundit

Kosova News
Kosova News 15:41 -15/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shumëkush e di se të mësuarit është një proces më i lehtë kur je fëmijë sesa i rritur. Por pse ndodh kjo? Çfarë e bën trurin e fëmijëve më efektiv se të një të rrituri? Përgjigja vjen nga një studim i botuar së fundmi në “Current Biology”, që vëzhgoi për herë të parëpërqendrimet e neurotransmetuesit acid Gama-Aminobutirik (GABA), gjatë dhe pas përvojave të të mësuarit perceptues vizual (VPL).

Mësimi mund të përkufizohet si “efektiv”, kur i jep mundësi individit të shtojë njohuritë dhe forcojë aftësitë e tij në një periudhë të caktuar kohore. Në këtë proces, është thelbësor konsolidimi i informacionit të ri, në mënyrë që përvetësimet e mëvonshme të të dhënave të mos e mbingarkojnë atë.

Pra njohuritë e reja duhet të mësohen përmendësh. Në këtë kuptim, një rol të rëndësishëm në stabilizimin e informacionit luan GABA, një nga neurotransmetuesit frenues më të fuqishëm të sistemit tonë nervor qendror, i prodhuar nga korteksi cerebral. Megjithatë, deri më sot, nuk ishin sqaruar mekanizmat neuronalë përgjegjës për këtë proces tek fëmijët.

Prandaj duke përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike (MRS), studimi u fokusua për herë të parë tek ndryshimet në përqendrimet e GABA-s para, gjatë dhe pas eksperimenteve të të mësuarit në zonën kortikale vizuale të fëmijëve dhe për krahasim të të rriturve.

- Reklamë -

Çfarë na tregojnë rezultatet?

Tek fëmijët, nivelet e GABA-s janë më të ulëta se sa tek të rriturit përpara fazës së të mësuarit, sepse përgjigja frenuese ndaj neurotransmetuesit nuk është zhvilluar ende plotësisht. Por gjatë mësimit, u vu re një rritje e shpejtë e përqendrimeve të GABA-s, e cila vazhdon edhe kur ka përfunduar faza e përvetësimit të njohurive.

Tek të rriturit, mbeten të pandryshuara nivelet e neurotransmetuesit. Për të verifikuar nëse ndryshimet në përqendrimet e GABA-s janë në fakt përgjegjëse për mësimin më të shpejtë tek fëmijët, studiuesit kryen eksperimente të sjelljes që përfshinin grupe të tjera fëmijësh. Rezultatet tregojnë se tek fëmijët, stabilizimi i njohurive të reja ndodh pak minuta pas seancës mësimore, ndërsa tek të rriturit, në përputhje me studimet e mëparshme, ndodh ajo të cilën studiuesit e kanë përcaktuar si “gjendje e brishtë e të mësuarit”, e cila ka një shtrirje kohore prej 60 minutash.

Këto rezultate sugjerojnë se tek fëmijët, një përqendrim më i lartë i neurotransmetuesitGABA gjatë formimit të njohurive të reja, bën të mundur që të mësuarit të stabilizohet më shpejt sesa tek të rriturit. Studimet e ardhshme mund të përcaktojnë nëse mekanizma të ngjashëm përfshihen edhe në procese të tjera të të mësuarit.

Gjithashtu lexoni:

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë

Berisha mirëpret nisjen e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor

Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

Themelohet Fondi i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor

Gjendja me fruthin në Kosovë, kaq raste janë konfirmuar dhe në këto komuna

Kosova News 15/01/2023 15/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Çmimi i naftës për sot
09:43 -05/06/2026
Nis Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Kosova përfaqësohet nga Albulena Haxhiu
08:53 -05/06/2026
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:47 -05/06/2026
Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?