KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Provimi i Maturës, publikohen fakte për përgatitjet e nxënësve për të kopjuar
Arsim

​Provimi i Maturës, publikohen fakte për përgatitjet e nxënësve për të kopjuar

Kosova News
Kosova News 18:18 -17/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas përfundimit të Testit të Arritshmërisë, nesër, 22 mijë nxënësë të klasave të 12-ta, në nivel vendi, hyjnë në Provimin e Maturës. Ndërkohë, organizata ETEA thotë se është duke përcjellë me vëmendje komunikimet mes nxënësve lidhur me Provimin e Maturës dhe konstaton se gjendja është tejet alarmante, ku madje janë krijuar grupe në internet deri në 5 mijë persona.

Sipas dëshmive të siguruara nga organizata ETEA, maturantët janë duke bërë përgatitje përtej asaj që mund të imagjinohet për të kopjuar në teste.

“Flitet për përfshirjen e mësimdhënësve në grupet e rrjeteve sociale të hapura për qëllime të kopjimit; Flitet për përfshirjen e studentëve/eve dhe familjarëve në grupet në fjalë; Në këto komunikime vërehen edhe diskutime ku kërkohen këto shërbime duke premtuar pagesa; Nga komunikimet kuptohet se ka studentë/e të cilët/at ofrojnë ndihmë për kopjim në këmbim të votave për Zgjedhjet Studentore në Universitet”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

Sipas ETEA, ajo që bie më shumë në sy e që dallon nga grupet e formuara nga semi-maturantët me qëllim të kopjimit në Testin e Arritshmërisë, ka të bëjë me rregullat dhe metodat e sofistikuara që maturantët aplikojnë për të pamundësuar identifikimin e tyre në këto grupe.

“Emrat e grupeve të rrjeteve sociale ndryshojnë vazhdimisht; Kushdo që përfshihet në këto grupe, për të qëndruar aty obligohet ta largojë foton e profilit dhe emrin dhe mbiemrin ta zëvendësojë me iniciale, përndryshe përjashtohet nga grupet në kohë rekorde; Administratorët/et e grupeve në fjalë duket të jenë të ashpër përmes paralajmërimeve dhe kërcënimeve ndaj kujtdo që identifikohet se ka shpërndarë informacion për ekzistimin dhe funksionimin e këyre grupeve. Organizata ETEA përshëndet vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të përfshirë ekspertë të kibernetikes në grupet punuese të Këshillit Shtetëror të Maturës, të cilin vendim e aplikoi edhe në pjesën e dytë të Testit të Arritshmërisë. Por, bazuar në deklaratën e publikuar nga MASHTI më datë 17.06.2022 për mbarëvajtjen e pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë, ETEA konstaton se përfshirja e ekspertëve të kibernetikës në këto grupe punuese nuk është e mjaftueshme për të mos thënë se është krejtësisht e pavërejtëshme. Kjo pasi grupet e semi-maturantëve për qëllime të kopjimit, me anëtarësi deri në 5 mijë persona, kanë qenë aktive ngjajshëm sikurse në pjesën e parë të Testit të Arritshmërisë dhe komunikimi ka qenë në dinamikë kulminante gjatë kohës së zhvillimit të testit në fjalë”, thuhet në komunikatë.

Organizata ETEA i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe drejtorive komunale të arsimit në nivel vendi që ta marrin me seriozitet të shtuar këtë situatë.

“ETEA rekomandon që të konsiderohen me urgjencë masa rigoroze për parandalimin e fenomeneve të tilla për të parandaluar degradimin e mëtejmë të sistemit arsimor, si vijon, por pa u kufizuar: Të shqyrtohet mundësia e përfshirjes së bllokuesve të valeve në Qendrat e Testimit përgjatë kohës së zhvillimit të testeve; Të pajisen komisionerët/et dhe administruesit/et e testeve me detektorë për zbulimin e pajisjeve elektronike; Të rimendohet organizimi i grupeve punuese duke përfshirë sa më shumë zyrtarë dhe njohës të krimeve kibernetike të cilët duhet të angazhohen maksimalisht duke u qasur në këto grupe për të siguruar informacion në kohë reale në mënyrë që të identifikohen të gjithë ata/o që mundësojnë, inkurajojnë dhe njëherësh aplikojnë të tilla metoda mashtruese. Në të kundërt, ETEA konsideron se është më e arsyeshme të pezullohet organizimi i testeve kombëtare për klasët e 9-ta dhe 12-ta derisa te krijohen kushtet për testim të drejtë, korrekt dhe trajtim të barabartë të fëmijëve – se sa të vazhdohet në këtë mënyrë vit pas viti. Pasi kjo, para se gjithash, është e dëmshme për vet nxënësit/et e Kosovës të cilët, tani e disa vite vazhdojnë të prijnë në kontinentin evropian për analfabetizëm funksional”, thuhet në komunikatë./kp/

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën

MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+

MASh publikon rezultatet e mbështetjes financiare për 599 studentet vajza/gra në programet STEM

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

TAGGED: komunikata, kopjimet, matura, organizata
Kosova News 17/06/2022 17/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?