Derisa në Turqi po vazhdojnë protestat kundër pushtetit dhe po bëjnë thirrje për lirimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu i cili u arrestua javën e kaluar nën akuzat për korrupsion, dy të rinj gjetën kohë edhe për diçka tjetër.
Derisa kishin dalë rrugëve të Stambollit për të protestuar kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan, një i ri me fytyrë të mbuluar u gjunjëzua para një protestuese që gjendej shumë pranë kordonit të policisë.
Kur protestuesja pa se i riu po i propozonte para mijëra të pranishmëve ajo mbeti e shtangur dhe në një moment vetëm e vështronte.
Pasi ai i propozoi, ajo vrapoi për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë kurse turma e brohorisnin dhe duartrokisnin.
Ky moment nuk i shpëtoi mediave të shumta që po mbulonin ngjarjen që po zhvillohej në Stamboll, të cilat Erdogan po i cilëson si të dhunshme.
Turkish romance: in Istanbul, an anti-Erdoğan protester proposes to his girlfriend in front of a police cordon. pic.twitter.com/8g53WHNqjU
— NEXTA (@nexta_tv) March 24, 2025