Një protestues është në gjendje kritike pasi ia ka vënë zjarrin vetes para konsullatës izraelite në shtetin amerikan të Georgias, që policia e quajti një “akt ekstrem të protestës politike”.
Policia tha se demonstruesi përdori benzinë dhe një flamur palestinez u gjet në vendngjarje.
I lënduar ka mbetur edhe një roje sigurie që ka tentuar të ndërhyjë, raportoi BBC.
Si protestuesi ashtu edhe roja u dërguan në një spital.
Në një deklaratë, e dërguara e Izraelit në SHBA-në juglindore, Anat Sultan-Dadon, shprehur keqardhje për aktin.
“Është tragjike të shohësh urrejtjen dhe nxitjen ndaj Izraelit të shprehur në një mënyrë kaq të tmerrshme”.


