Shërbyesit civilë brenda Policisë së Kosovës sot do të protestojnë për shkak të pakënaqësive që i kanë lidhur me koeficientin e pagave.
Në proteste thuhet se do të jetë Flota Operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ për të shprehur pakënaqësitë për pagat, përkatësisht për mos rregullimin e vlerës së koeficienteve sipas pozitave të tyre.
Sipas njoftimit, protesta mbahet në vendet e punës dhe gjatë orarit të punës, nga ora 8:00 deri në orën 16:00.


