KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Protestë para Ambasadës serbe në Shkup kundër barrikadave në veri të Kosovës
PolitikëSiguri

Protestë para Ambasadës serbe në Shkup kundër barrikadave në veri të Kosovës

Kosova News
Kosova News 17:04 -29/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa dhjetëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut protestuan të enjten para ambasadës së Serbisë në Shkup, kundër barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.

Protesta në Shkup u mbajt, teksa për të 20-tën ditë me radhë, disa nga rrugët e veriut të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë bllokuar nga barrikadat e vendosura nga disa serbë lokalë.

Largimi i tyre u paralajmërua më 28 dhjetor.

Pasditen e së enjtes nisi largimi i barrikadës në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit.

Protesta u organizua nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Shqiptarë (SHBPPSH), por u mbështet edhe nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Protestuesit mbanin në duar flamuj të Kosovës, Shqipërisë, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe pankarta me mbishkrimet “Jemi një“, “Larg duart nga Kosova”, “Pa Kosovë nuk ka shqiptar”, “Stop Barrikadave”, “Trepça e Ujmani janë pasuri të Kosovës”, e të tjera.

Kryetari i SHBPPSH-së, Shpëtim Pollozhani në deklaratën që lexoi para protestuesve bëri thirrje për respektimin e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, si dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e saj.

“Kërkojmë nga përfaqësuesit ndërkombëtar rol më aktiv në ruajtjen e sovranitetit, të qetësisë dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve në veri të Kosovës. Kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX-si që të mos barazojë kontrabandistët dhe kriminelët në veri të Kosovës me veprimet legale dhe legjitime të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe zbatimin e ligjit në territorin e saj”, tha ai.

Për situatën në veri të Kosovës dhe nxitjen e serbëve, Pollozhani akuzoi presidentin e serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kopja e shëmtuar ballkanike e [presidentit rus, Vladimir] Putinit është duke shkuar hapave të tij. Ai po i përdorë serbët e Kosovës si vegël për të qëndruar në pushtet, në kohën kur opozita serbe po bëhet më e fortë nga dita në ditë. Por mos të harroj Vuçiqi se shqiptarët kanë një gjuhë, një flamur, një histori të cilat do të mbrojnë deri në fund”, tha ai.

Për shkak të protestës, ministria e Punëve të Brendshme kishte rritur masat e sigurisë para Ambasadës së Serbisë në Shkup.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.

Serbët lokalë në komunat Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ngritën barrikadat në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Institucionet e Kosovës thanë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Më 28 dhjetor, Pantiqit iu zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Vendosja e barrikadave nxiti tensione të shumta në mes të Kosovës dhe Serbisë. /REL

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj iu bën thirrje veteranëve dhe zyrtarëve të shtetit: Shmangni udhëtimin përmes Serbisë

Osmani: Bukoshi do të kujtohet përherë për kontributin e tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur

Vdes në moshën 78- vjeçare Bujar Bukoshi

Ngërçi politik, presidentja Osmani ka gati një draft të lëndës për ta dërguar në Kushtetuese

“Liria ka emër” mban konferencë për media

Kosova News 29/12/2022 29/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, shpallet Paqeruajtëse e Vitit në Gjermani
11:34 -10/06/2025
Presidenti Begaj arrin në Prizren për 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
11:16 -10/06/2025
Haradinaj iu bën thirrje veteranëve dhe zyrtarëve të shtetit: Shmangni udhëtimin përmes Serbisë
10:51 -10/06/2025
Osmani: Bukoshi do të kujtohet përherë për kontributin e tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur
10:40 -10/06/2025
Përurohet çerdhja e re në Skënderaj
10:21 -10/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?