KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Protestat e dhunshme, gjykata dënon shqiptarët dhe liron me kusht maqedonasit
Rajon

​Protestat e dhunshme, gjykata dënon shqiptarët dhe liron me kusht maqedonasit

Kosova News
Kosova News 16:35 -26/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata herë luan rolin e nënës e herë të njerkës. Personat që dhunuan policët dhe gjuajtën me gjësende të forta ndaj institucioneve në protestat kundër propozimit francez u liruan me kusht pasi pranuan veprën. Ndërkohë protestuesit në rastin “Monstra” përveç burgut, morën edhe gjoba në para.

“Derisa Komisioni Evropian po zbaton procesin e skriningut në gjyqësor, Gjykata e vendit të cilat gëzojnë vetëm 8% besimin e qytetarëve vazhdojnë të sjellin vendime me standarde të dyfishta. Sot protestuesit e dhunshëm kundër propozimit francez u dënuan me kusht. Për veprën e njëjtë, protestuesit kundër rasteve të montuara gjyqësore, si rasti Monstra, përveç dënimeve 3-5 vite burg u shqiptoheshin edhe gjoba drakonike”, raporton AlsatM.

7 nga protestuesit e dhunshëm të cilët më 5 korrik morën pjesë në turmën e cila u përlesh me policinë gjatë protestave para Kuvendit kundër propozimit francez, pas pranimit të fajit janë dënuar me kusht. Të akuzuarit mund të dënohen me 2 vite burg efektiv në rast se brenda katër viteve të ardhshme kryejnë vepër penale. Меgjithëse Kodi Penal parashikon që derisa gjatë protestave të turmës dikush humb jetën ose lëndohet rëndë si në rastin konkret policës, pjesëmarrësi në turmë dënohet me burg efektiv.

Kodi Penal, Neni 385

“Nëse derisa turma proteston dikush humb jetën ose merr lëndime të rënda trupore apo dëmtohet në masë të madhe, pjesëmarrësi në turmë për veprimet e tij do të dënohet me burg nga 3 muaj deri në 3 vite”.

Mlladen Ristovski, Ivan Josifovski, Sllavço Simonovski, Bojan Stefanovski, Nikolla Mihajllovski, Viktor Stojkov dhe Shtefan Shuman janë të akuzuarit të cilët pranuan veprën dhe gjykata i liroi nga masa efektive. Me veprimet e tyre, për 9 ditë protestuesit përveç që demoluan godinën e Kuvendit në shkallën ekstreme (të vlerësuar sipas organit të akuzës) dhe godinën e Qeverisë, lënduan 54 policë, 11 prej tyre rëndë ndërsa 2 me lëndime serioze derisa mund të rrezikojnë invaliditetin. Gjykatësja Sllavica Andreevska gjatë leximit të vendimit ka deklaruar se vendimi për dënim alternativ buron si pasojë e moshës së të akuzuarve, tre prej të cilëve janë minoren. Pjesa tjetër e të akuzuarve pritet që ditëve në vijim të dalin para gjykatës për të proceduar mbi akuza e tyre. Por si vepronin gjykatat kur protestuesit ishin shqiptar? Protestat kundër rastit “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Almiri” dhe “Sopoti” pothuajse gjithnjë kanë përfunduar me konfrontime mes protestuesve dhe policisë edhe pse në shumicën e rasteve dhuna ishte e nxitur nga agjentë provokues ose edhe nga vetë policia duke kufizuar rutën e lëvizjes dhe duke vendosur kordonë me policë të armatosur deri në dhëmbë. Protestuesit kundër vendimit gjyqësor në rastin “Monstra” për thyerjen e disa dritareve të Gjykatës Supreme përveç se ishin dënuar me burg, u ishin shqiptuar edhe gjoba deri në 6.000 euro. Në vitin 2015, gjashtë protestuesit e arrestuar në Shkup, Muharem Bardhi, Adem Abdullai, Muharrem Isa, Rami Buçi, Arian Rexhepi dhe Enur Iljazi u dënuan fillimisht me 3 vjet burg, ndërsa pas ankesës, dënimi i tyre u ul në 2 vjet e gjysmë. Në mars vitin 2021, për shkak të protestave kundër vendimit gjyqësor në rastin “Monstra” (pas rigjykimit të procesit), tre persona të cilët gjithashtu pranuan fajin u dënuan me nga 1 vit burg.

Behar Dalipi- 1 vit burg

Besart Kalisi- 1 vit burg

Shaban Veseli- 1 vit burg

Me formulën e njëjtë dhe me standarde të dyfishta, gjykatat kanë vepruar edhe mbi organizatorët e protestave. /Alsat.mk

Gjithashtu lexoni:

Hooker: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin ShBA-në dhe Shqipërinë

Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

TAGGED: denimi, Protestat
Kosova News 26/07/2022 26/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?