KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Promovohet libri “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe shtetndërtimi” me autor ish-presidentin Sejdiu
Kulturë

Promovohet libri “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe shtetndërtimi” me autor ish-presidentin Sejdiu

Kosova News
Kosova News 19:55 -14/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është promovuar sot, më 14.02.2024, libri “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe shtetndërtimi” i ish-presidentit Fatmir Sejdiu.Libri është një përmbledhje vrojtimesh dhe dokumentimesh të procesit të shtetndërtimit të Kosovës.

Duke qenë edhe vetë pjesë e zhvillimeve dhe proceseve politike para dhe pas Pavarësisë, autori ka dokumentuar në mënyrë autentike gjithë rrugën e procesit të ndërtimit të shtetit të Kosovës.Ish-kryeadministratori i Kosovës, Joachim Rücker, presidentja Vjosa Osmani, ish- presidentë të Shqipërisë e folës të tjerë thanë gjatë promovimit se libri “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe shtetndërtimi” duhet të shërbejë edhe si udhërrëfyes se vetëm bashkëpunimi me miqtë ndërkombëtarë e çon me tej forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani tha gjatë fjalës së saj se përmes këtij libri dëshmohet roli vendimtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqve ndërkombëtare në Pavarësinë e vendit. “Presidenti Sejdiu sjell në libër momente autentike që prej fillimit të ndërtimit të institucioneve të Kosovës, rrjedhën e bisedimeve për statusin, shpalljen e Pavarësisë, hartimin e Kushtetutës dhe zhvillimet e tjera politike”- tha presidentja Osmani.

Shkrimtari Lulzim Tafa tha se libri i ish-presidentit Sejdiu ofron shumë të dhëna interesante që karakterizuan periudhën e shtetndërtimit të vendit. “Libri sjell edhe skena interesante, shumica të panjohura për opinion publik, sidomos takimet që ai pati me personalitete botërore”- tha Tafa.Për Joachim Rücker, ish-kryeadministrator i Kosovës, Sejdiu ishte presidenti i duhur në kohë vendimtare. “Ai kishte vizion dhe e dinte se procesi i shpalljes së Pavarësisë nuk mund ta kalonte OBK-në dhe UNMIK-un, dhe që të ishte e bazuar në një interpretim të saktë të Kushtetutës dhe Rezolutës 1244. Në fund, ne e gjetëm atë interpretim për tekstin e deklaratës së Pavarësisë”- tha ai.

Bamir Topi, ish-president i Shqipërisë, tha se me këtë libër Sejdiu pasuroi background-in e tij intelektual. “Është një vepër që në një farë mënyrë legjitimon background-in e fuqishëm akademik të Sejdiut, një pjesëmarrës i një etape jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët”- tha ai.Redaktori i librit, Ibrahim Berisha, i cili fjalën e tij e nisi me një tregim për takimin e parë të Famir Sejdiut, atëherë 4-vjeçar, me të atin në burgun e Nishit, tha se libri është edhe një dedikim për gjithë brezat që sakrifikuan për atdheun. “Libri ‘Ora e Kosovës:

Pavarësia dhe shtetndërtimi’ ka 435 faqe, është strukturuar në 18 kapituj, varësish prej kohës dhe temave që ishin në rend të ditës në procesin negociator”- tha Berisha.Ndërkaq, Alfred Moisiu, ish-president i Shqipërisë, tha se libri më së miri pasqyron gjithë përpjekjen për Kosovën për pavarësi. “Përmes këtij libri presidenti Sejdiu na jep një moment të rëndësishëm të ngjarjeve në një periudhë të vështirë për fatin e Kosovës”- tha Moisiu.

Gjithashtu lexoni:

Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë

Kuvendi në bllokadë, Kushtetuesja thekson se po e shqyrton me prioritet kërkesën e iniciuar nga AAK

Osmani në Hungari: Potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve

Vdiq në QKUK gruaja që u gjet e shtrirë në tokë në Prishtinë

Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz

Kosova News 14/02/2024 14/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
23:31 -17/06/2025
“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve
23:25 -17/06/2025
Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë
23:15 -17/06/2025
Trump po shqyrton mundësinë që bashkë me Izraelin të sulmojnë centralet bërthamore të Iranit
23:11 -17/06/2025
Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana
23:07 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?