KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 21 të dyshuarve për krime lufte, Gjykata cakton seancën fillestare
Siguri

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 21 të dyshuarve për krime lufte, Gjykata cakton seancën fillestare

Kosova News
Kosova News 20:38 -09/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në rastin penal PS.nr.48/25, që lidhet me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Sipas njoftimit zyrtar, aktakuza është ngritur më 15 gusht 2025 dhe përfshin të pandehurit: Zlatomir Pešić, Mladen Cirković, Radomir Marković, Duško Adamović, Obrad Stevanović, Živko Trajković, Goran Radosavljević, Bogoljub Janičević, Slaviša Ivanović, Boško Vukićević, Sreten Popović, Nikolla Petrović, Krsman Jelić, Ljubiša Stojimirović, Božidar Delić, Radojko Stefanović, Dragan Živanović, Miloš Ðošan, Ljubinko Cvetić, Božidar Filić dhe Milovan Kovačević.

Ata ngarkohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të paraparë me nenin 142 të Ligjit Penal të ish-RSFJ-së, e cila sipas legjislacionit aktual të Kosovës ndërlidhet me nenet 144, 145, 146 dhe 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata bëri të ditur se, me propozim të Prokurorisë Speciale, gjykimi pritet të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, pasi të njëjtit kanë qenë të paarritshëm për organet e drejtësisë deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.

Përmes komunikatës, autoritetet u kanë bërë thirrje të akuzuarve që të paraqiten para organeve të ndjekjes në Kosovë, ndërsa qytetarëve që posedojnë informacione për vendndodhjen e tyre u kërkohet që t’i raportojnë ato në Policia e Kosovës ose tek institucionet tjera kompetente.

Seanca fillestare do të mbahet më 1 korrik 2026, në ora 09:00, në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, Objekti D, kati i parë, salla nr.17, dhe do të udhëhiqet nga kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi.

Gjykata ka njoftuar po ashtu se aktakuza dhe ftesat për seancë janë publikuar në faqen zyrtare të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare, ndërsa opinionit publik iu premtua informim i vazhdueshëm për zhvillimet e mëtejshme të këtij rasti

Gjithashtu lexoni:

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Kosova News 09/05/2026 09/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?