KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria ngre aktakuzë për keqpërdorim detyre ndaj 10 zyrtarëve komunalë në Pejë
Siguri

Prokuroria ngre aktakuzë për keqpërdorim detyre ndaj 10 zyrtarëve komunalë në Pejë

Kosova News
Kosova News 12:56 -24/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve komunalë në Pejë dhe një gjeodeti, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe konflikt interesi.

Këtë e ka bërë të ditur prokurorja në Prokurorinë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj, në një konferencë për media të mbajtur të premten.

“Pas një procesi hetimor pothuajse 2-vjeçar kanë përfunduar hetimet në çështjen penale kundër zyrtarëve komunalë në komunën e Pejës. Rezultat i hetimit intensiv në koordinim më Policinë e Kosovës ka rezultuar me ngritjen e aktakuzës ndaj 11 personave, prej tyre 10 zyrtarë komunalë, katër janë drejtorë të drejtorive komunale, 2 udhëheqës të sektorëve të drejtorive përkatëse, 2 inspektorë të ndërtimit, një zyrtar gjeodet, pranë Drejtorisë për kadastër dhe gjeodezi si dhe një gjeodet i licencuar pranë Agjencionit Kadastral të Kosovës”, ka theksuar Vuçetaj.

Ajo ka thënë se disa prej zyrtarëve komunalë tashmë e kanë lëshuar punën, ndërsa disa të tjerë i mbajnë ende pozitat e tyre në Komunë.

Vuçetaj ka theksuar se mbi 11 të pandehurit rëndojnë 23 vepra penale, të cilat sipas saj, bien në kapitullin e veprave penale të korrupsionit zyrtar.

“21 vepra janë keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar ndërsa dy vepra janë konflikt i interesit”, ka deklaruar Vuçetaj.

Ajo ka folur edhe për aksionin e Prokurorisë së Pejës të datës 16 korrik të vitit 2021, në komunat e regjionit të Pejës.

“Si rezultat i hetimit, vitin e kaluar kjo Prokurori ka ngritur edhe tri aktakuza. Aktakuzë kundër zyrtarëve komunal të Deçanit, aktakuzë kundër zyrtarëve komunal të Klinës dhe aktakuzë kundër zyrtarëve komunalë të Istogut. Si rezultat i hetimit 2-vjeçar del se është ngritur aktakuzë kundër 23 personave, prej tyre 10 zyrtarë komunalë dhe 13 zyrtarë komunal publikë, mbi të cilët në tërësi rendojnë 55 vepra penale”, ka theksuar Vuçetaj.

Ajo ka folur edhe për atë se me çka kanë të bëjnë akuzat.

“Aktakuzat kanë të bëjnë me ndërtimet, janë lëshuar leje në kundërshtim më ligjin, kanë të bëjnë me këmbimin e pronës, më persona fizik dhe juridik, kanë të bëjnë me konflikt interesi, që kanë rënë ndesh zyrtarët komunal dhe kanë të bëjnë me inspektimet në të gjitha ndërtimet për të cilat janë lëshuar lejet”, ka theksuar Vuçetaj.

Gjithashtu lexoni:

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Kosova News 24/02/2023 24/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?