KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria më 2020 kishte pranuar kallëzim penal të parashtruar nga Policia, ku psikiatri Kamberi dyshohej për kanosje e ngacmim
Siguri

Prokuroria më 2020 kishte pranuar kallëzim penal të parashtruar nga Policia, ku psikiatri Kamberi dyshohej për kanosje e ngacmim

Kosova News
Kosova News 16:05 -29/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Behar Kamberi është psikiatri kosovar i cili u arrestua së fundi në Shqipëri.

Arrestimi i Behar Kamberit u bë nën dyshimin se i njëjti e kishte përndjekur dhe ngacmuar në vazhdimësi prezantuesen shqiptare Albana Bejko.

42 vjeçari u arrestua në Shqipëri, ani pse në Kosovë theksohet të jenë raportuar dhjetëra raste për ngacmime nga ai.

Behar Kamberi, i cili ua arrestua nën dyshimet për ngacmim e përndjekje vazhdon të jetë doktor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kamberi ishte punësuar në QKUK që nga viti 2021 duke trajtuar kështu fëmijë e adoleshentë me probleme të ndryshme.

Por e gjithë kjo nuk përfundon këtu.

Lajmi.net ka pyetur edhe Policinë e Kosovës në lidhje me raportimet që janë bërë nga gra të ndryshme në lidhje me ngacmimet që ua bënte ky i fundit, por Policia e Kosovës ka refuzuar të jap informacione mbi këtë çështje.

Kurse nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë deklaruar se më 2020 kishin pranuar kallëzim penal të parashtruar nga Policia e Kosovës, stacioni në Gllogoc, kundër të dyshuarit Behar Kamberi, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe “Ngacmimi”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzimin penal të parashtruar nga Policia e Kosovës-Stacioni në Gllogoc me datën 20.10.2020, kundër të dyshuarit B.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ”Kanosja” nga neni 181 dhe Ngacmimi nga neni 182 të KPRK-së”,thuhet në përgjigjen e dhënë.

Gjithashtu u tha se çështja ishte “zgjidhur” në mes palëve të përfshira në rast, ku palët me vullnetin dhe pajtimi e tyre kanë zgjidhur rastin.

“Prokurori i shtetit pas pranimit të kallëzimit penal dhe shkresave të lëndës ka vlerësuar se, rasti mund të referohet për ndërmjetësim, me datë 03.12.2020, zyra për ndërmjetësim, ka paraqitur në Prokurori marrëveshjen e ndërmjetësimit të arritur në mes të palëve të përfshira në rast, si dhe palët me vullnetin dhe pajtimin e tyre kanë zgjidhur rastin sipas ligjit për ndërmjetësim”,thuhet tutje.

Lajmi.net mëson se Kamberi u kishte shkruar shpesh herë grave të ndryshme përmes rrjeteve sociale e duke i ngacmuar edhe në momentet kur ato i takonte sy më sy në rrugë.

Ngacmimet e ngjashme ishin të shpeshta e të përsëritura.

Kurse sa i përket rastit për të cilin ai u arrestua në Shqipëri thuhet se mjeku kishte zhvilluar një lidhje të fortë emocionale ndaj moderatores, të cilën e quante “dashuri platonike”. Por ajo që për të ishte ndjenjë, për moderatoren u kthye në shqetësim të vazhdueshëm. Situata arriti kulmin kur Kamberi udhëtoi nga Kosova drejt Tiranës dhe u shfaq para banesës së saj.

Moderatorja, e vendosur të mos përballej drejtpërdrejt me mjekun, njoftoi policinë dhe pranoi të takohej me të në një vend tjetër të kryeqytetit. Por aty e priste një skenar krejt ndryshe: efektivët e Komisariatit nr. 2, që ndërhynë menjëherë dhe e arrestuan.

E psikiatri kosovar i cili sot akuzohet për përndjekje dhe ndodhet në paraburgim sic duket nuk kishte arritur si fillim që të shëronte veten nga një problem tejet i thellë e që vuri në rrezik shumë gra. Pra derisa nga ai kërkonin këshilla për trajtim, ky i fundit dyshohet se po kryente një vepër tejet të rëndë.

Lajmi.net ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe nga Ministria e Shëndetësisë, se si ai vazhdoi të jetë i punësuar në institucion publik pavarësisht raportimeve mbi ngacmimet që dyshohet se kryente, por deri në momentin e publikimit asnjëra palë nuk janë përgjigjur.

Gjithashtu lexoni:

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Millorad Gjokoviq përballet me fjalët përfundimtare në procesin për krime lufte

Kosova News 29/09/2025 29/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet
13:33 -21/07/2026
OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone
12:16 -21/07/2026
Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale
11:49 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?