KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Pjetër Shalës
Politikë

Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Pjetër Shalës

Kosova News
Kosova News 10:28 -25/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar që gjykata t’ia vazhdojë masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte.

Sipas prokurorisë, vazhdimi i paraburgimit të Shalës mbetet i domosdoshëm dhe proporcional dhe se asnjë fakt apo rrethanë e re nuk ka ndërhyrë që të mund ta ndryshojë këtë konstatim që kur trupi gjykues e ka arritur atë në vendimin e tetë të paraburgimit.

“Përkundrazi, data e afërt e fillimit të gjykimit dhe rrethanat shtesë, si kërkesa e Prokurorisë për të ndryshuar listën e provave me katër transkripta të intervistave të dëshmitarëve të rinj të ZPS-së, rrisin rrezikun e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme nga të akuzuarit. Në përputhje me përcaktimet e trupit gjykues dhe Gjykatës së Apelit, Vazhdimi i paraburgimit të të akuzuarit është i nevojshëm dhe proporcional”, thuhet në kërkesë të prokurorisë.

Tutje, thuhet se vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se i akuzuari ka kryer krime brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara (‘DhK’), dhe se mbeten të larta rreziqet që i akuzuari nësë lirohet do të arratiset, do të pengojë procedurat ose do të kryejnë krime të mëtejme, duke përfshirë kundër dëshmitarëve që kanë ofruar prova në ZPS dhe/ose do të paraqiten para DhSK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 25/01/2023 25/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?