KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria kërkon dënimin e zyrtarit policor të akuzuar për marrje ryshfeti
Siguri

Prokuroria kërkon dënimin e zyrtarit policor të akuzuar për marrje ryshfeti

Kosova News
Kosova News 14:04 -10/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënimin e të akuzuarit Fidan Mati, kurse mbrojtësi i tij, avokati Korab Bokshi kërkoi lirimin e Matit.

Në këtë rast, Fidan Mati akuzohet se në cilësinë e zyrtarit policor ka marrë 100 euro nga e dëmtuara A.F., të cilën e kishin ndaluar për tejkalim të shpejtësisë.

Prokurorja Beqiraj-Hyseni tha se pas mbajtjes së seancave të kësaj çështjeje dhe administrimit të provave, ka ardhur në përfundim se është vërtetuar që i akuzuari Mati ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë.

Ajo kërkoi që t’i falet besimi i plotë deklaratave të dëshmitarëve dhe të dëmtuarës, të cilat i cilësoi të ligjshme dhe të besueshme.

Beqiraj-Hyseni i propozoi gjykatës që të akuzuarin ta shpall fajtor dhe si rrethanë rënduese ta marrë dashjen, faktin se i njëjti është person zyrtar dhe prishjen e imazhit të Policisë së Kosovës, ndërsa si rrethanë lehtësuese ta marrë sjelljen korrekte gjatë shqyrtimit gjyqësor, si dhe në fund propozoi që gjykata t’i shqiptojë edhe dënim plotësues.

Ndërsa, avokati Bokshi tha se i mbrojturi i tij nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, se provat janë të pamjaftueshme dhe se ato nuk janë të besueshme.

Në fund i propozoi gjykatës që ta aplikojë parimin “in dubio pro reo” dhe ndaj të mbrojturit tij të merret aktgjykim lirues.

Në seancën e mbajtur më 4 shtator 2024, i akuzuari Mati ishte deklaruar i pafajshëm.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë më 6 nëntor 2023, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fidan Mati, të cilin po e akuzon se në cilësinë e zyrtarit policor në Stacionin Policor në Gjakovë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe pranuar të holla në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se zyrtari policor Flamur Frrokaj e kishte ndaluar automjetin të cilin po e drejtonte A.F. dhe e kishte njoftuar të njëjtën se e kishte tejkaluar shpejtësinë nga 50km/h ku ishte duke vozitur në 80km/h, dhe se asaj duhet t’i shqiptohet gjobë 300 euro dhe t’i konfiskohet patentë shoferi për 6 muaj, Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës, e dëmtuara njofton zyrtarin policor se jeton jashtë vendit- në Zvicër dhe kërkon nga zyrtari policor mos t’ia marrë patentë shoferin, ku i njëjti e drejton të dëmtuarën të shkojë tek kolegu i tij, i pandehuri Mati i cili ishte në veturën e policisë.

Në aktakuzë thuhet se e dëmtuara kur afrohet tek automjeti i policisë, i pandehuri Mati ia kërkon 300 euro, teksa e njëjta ishte përgjigjur se 300 euro nuk i ka por vetëm 100. Ai ishte pajtuar me këtë shumë të të hollave dhe e udhëzon që këto të holla t’i fut në librezë dhe mos ta vërejë askush.

Gjthnjë sipas aktakuzës, e dëmtuara shkon në veturën e saj. i merr 105 euro dhe i vendos në librezë, më pas ia jep të pandehurit Mati, ndërsa pasi ai i pranon këto të holla, ia kthen librezën duke mos i dhënë asnjë dëshmi-dokument, për këtë lloj pagese.

Për këtë, i akuzuari Mati po ngarkohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, par 1. të Kodit Penal.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

Kosova News 10/09/2024 10/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?