KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria jep detaje për aksionin në Prizren ku u arrestuan tre persona
Siguri

Prokuroria jep detaje për aksionin në Prizren ku u arrestuan tre persona

Kosova News
Kosova News 17:30 -02/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje nga operacioni i sotëm policor ku janë arrestuar tre persona për fajde dhe detyrim.

Prokuroria, njofton se pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë në Prizren, Drejtorinë për Krim të Organizuar dhe Njësinë NJSO, është realizuar kontroll në tri lokacione, me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuar A.Th., I.Th., dhe J.Th., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Fajdeja”.

“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, thuhet në njoftim.

Kontrolli është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuar.

“Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy automjete, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekur.

Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtit, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Zhvillohet operacion policor në Prizren – Arrestohen tre persona të dyshuar për fajde dhe detyrim

Gjithashtu lexoni:

Dëmtohet dhe digjet bunkeri i UÇK-së në Jezerc, reagon OVL i UÇK-së

Dalipi i reagon PDK-së: Vëllai im është qytetar i lirë, ka të drejtë të angazhohet në biznes

Arrestohen 61 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë gjatë majit

24 vjet e gjysmë burgim, Jon Hotit, për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Aktakuzë ndaj një avokateje dhe një përmbaruesi privat, dyshohen se përfituan 25 mijë euro kundërligjshëm

Kosova News 02/10/2024 02/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Dëmtohet dhe digjet bunkeri i UÇK-së në Jezerc, reagon OVL i UÇK-së
15:55 -30/05/2025
Dalipi i reagon PDK-së: Vëllai im është qytetar i lirë, ka të drejtë të angazhohet në biznes
15:28 -30/05/2025
Arsimi dual, Kurti: Profesionalizmi, vula e padiskutueshme e integritetit
15:24 -30/05/2025
Arrestohen 61 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë gjatë majit
14:57 -30/05/2025
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë
14:35 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?