KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria e Policia nisin hetimet pas incidenteve në veri të Mitrovicës
Siguri

Prokuroria e Policia nisin hetimet pas incidenteve në veri të Mitrovicës

Kosova News
Kosova News 12:01 -03/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore e Mitrovicës në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjeve të fundit që ndodhën më 31 korrik në veri të vendit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni në një prononcim ka thënë se sa i përket rasteve të fundit të ndodhura gjatë vikendit është duke u punuar nga ana e prokurorisë në koordinim me policinë në këtë drejtim.

“Sa i përket rasteve të fundit të ndodhura gjatë vikendit është duke u punuar nga ana e prokurorisë në koordinim me policinë në këtë drejtim”, ka thënë Preteni.

Ndryshe, e diela e 31 korrikut u karakterizua me tensione të shumta në veri të vendit, shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Ky vendim i cili do të niste së zbatuari të hënën më 1 gusht, bëri që shumë serbë lokalë në veri të vendit, të dielën pasdite të vendosin barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinë dhe Bërnjak.

Përveç barrikadave, në veri pati edhe të shtëna me armë zjarri të cilat u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, e disa qytetarë edhe u maltretuan në kufi. Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk kishte asnjë të lënduar.

Pas kësaj, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura, ndërkaq në mesnatë u lëshuan dokumentet e para për hyrje-dalje.

Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.

Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës)./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Kosova News 03/08/2022 03/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?