Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Pejë për posedim të autorizuar të armëve, ku i janë gjetur 71 thika, dy sprej, katër elektroshokë dhe boksa metalikë.
Megjithëkëtë, me vendim të prokurorit lënda e të dyshuarit ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Më datë 17 gusht 2023, nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё. Duke përfillur procedurat ligjore, pas kontrollit tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:
- Dy (2) Sprej OC Body Guard
- Katёr (4) elektroshok Dimming Light
- mjete te mprehta (Thika)
- boksa metalik”, ka njoftuar Policia.




