KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria do të kërkojë paraburgim për personin që dyshohet se e dhunoi vajzën e mitur në Istog
Siguri

Prokuroria do të kërkojë paraburgim për personin që dyshohet se e dhunoi vajzën e mitur në Istog

Kosova News
Kosova News 10:28 -12/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe një tjetër rast i dhunimit të një të miture ka ndodhur në Kosovë, kësaj here në komunën e Istogut. Për këtë rast Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar dhe ai është në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.

E për këtë rast, Prokuroria Themelore në Pejë sot pritet të kërkojë paraburgim për M.Z., i cili është arrestuar për dhunimin e një vajze të mitur në Istog më 9 gusht të këtij viti.

“Lidhur me këto çështje penale, Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e gjitha rrethanave të këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim.

Rastin në polici për dhunim dje e ka raportuar e mitura bashkë me babanë e saj në stacionin policor të Istogut, i dyshuar M.Z. është ndaluar për 48 orë.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar më parë edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 09 gusht 2022, ndërsa viktima për shkak të frikës nuk e kishte ka raportuar rastin deri dje në polici.

“Rasti ka ndodhur para një muaji më 09 gusht 2022, viktima nuk e ka raportuar rastin për shkak të frikës. Hetuesit po e trajtojnë rastin dhe të dyshuarit i është caktua masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Gashi.

Kujtojmë se javë më parë u zbulua rasti i tmerrshëm të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë, e cila dyshohet se u dhunua nga pesë persona në muajin gusht, dhe gjashtë persona të tjerë në muajin qershor.

Numri i rasteve të dhunës seksuale në Kosovë mbetet i lartë dhe kjo vazhdon të jetë shqetësuese.

Vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti në Policinë e Kosovës janë raportuar 41 raste të dhunimit.

E për gjithë këto raste të abuzimit me vajzat e mitura kritika të mëdha ka marrë sistemi i drejtësisë në Kosovë, pasi prokuroria nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të dyshuarit e dhunimeve, ndërsa gjykata në shumë raste ka dhënë dënime krejt të ulëta për rastet e konfirmuara të dhunimit, shkruan KosovaNews.

Sipas ekspertëve dhe reagimeve të shoqërisë civile neglizhenca e prokurorisë dhe gjyqësorit për këto raste vetëm sa ka ndikuar që abuzuesit të trimërohen dhe të bëjnë edhe më shumë vepra të tilla penale të dhunimit.

Një rast tjetër dhunimi në Kosovë, vajza e mitur nga Istogu dyshohet se u dhunua një muaj më parë

Gjithashtu lexoni:

Deputetët kanë edhe 24 ditë për konstituimin e Kuvendit, çfarë ndodhë nëse kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese?

Leverkuseni transferon qendërmbrojtësin e ri anglez

Kurti pas takimit me Presidenten: Do të bëjmë çmos që Kuvendi të konstituohet në fund të korrikut

KFOR-i njofton se ushtarë shqiptarë e austriakë janë dislokuar në Kosovë, zëvendësojnë njësitë bullgare dhe greke

Dy orë nga takimi Osmani–Kurti, ende pa detaje

Kosova News 12/09/2022 12/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

Podujevë, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit për pije
14:50 -02/07/2025
Ivan Rakitic i jep fund karrierës si futbollist
14:47 -02/07/2025
Harrojini veturat në Amsterdam, edhe vendasit nuk kanë ku t’i parkojnë
14:41 -02/07/2025
Fund i papritur? Klopp tregon pse mund të largohet përgjithmonë nga roli i trajnerit
14:37 -02/07/2025
“Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër
14:27 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?