Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e prokurorit të Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.
Prokuroria thotë se aksioni po vazhdon dhe për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë.


