KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokurori për rastin “Banjska”: Janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë e të pandehur, janë sekuestruar vetura të blinduara e mbi 1200 armë
Siguri

Prokurori për rastin “Banjska”: Janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë e të pandehur, janë sekuestruar vetura të blinduara e mbi 1200 armë

Kosova News
Kosova News 13:39 -11/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokurori i rastit “Banjska”, Naim Abazi, ka thënë se për të ngritur aktakuzë ndaj 45 personave të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit, janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur. Sipas tij, si dëshmi janë marrë 120 pajisje elektrike, 1266 armë e pajisje të tjera.

Sfidë në kryerjen e punëve ai e ka cilësuar mungesën e bashkëpunimit ndërkufitar dhe vështirësitë në gjurmimin e fondeve për shpëlarje parash dhe përdorimin e teknologjive në aktivitetet kriminale nga të akuzuarit.

“Hetimet për këtë rast kanë qenë hetimet më komplekse që ka pasur ndonjëherë kjo Prokurori dhe ky proces ka kërkuar hetim intensiv ku janë përfshirë agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatim të ligjit. Kemi realizuar afër 66 intervista me dëshmitarë dhe me të pandehur, janë analizuar rreth 120 pajisje elektronike, rreth 1266 armë të pajisjeve të tjera dhe kemi siguruar me qindra dokumente që përmbajnë prova kritike për këtë çështje. Ndër të akuzuarit kryesor është individi me pozitë kyçe si udhëheqësi i grupit Milan Radojiçiq i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarin kriminale. Kemi bërë dhjetëra kërkesa për bashkëpunim juridik ndërkombëtar duke përfshirë vendet e BE-së, ShBA-të dhe shtet e tjera të cilat kemi arritur ti sigurojmë dëshmi të rëndësishme. Këto kërkesa janë thelbësore për të zbuluar rrugët e financimit”, ka thënë ai.

Abazi po ashtu ka thënë se gjatë procesit janë sekuestruar pasuri të luajtshme e të paluajtshme, prona, vetura të blinduara e mbi 1200 armë.

“Ky veprim ka për qëllim të parandalojë përdorimin e këtyre aseteve për aktivitete e mëtejshme kriminale për të goditur grupet financiare… Fondet janë transferuar përmes rrjeteve të ndërlikuara financiare duke përfshirë biznese të regjistruara në emër të personave të tretë dhe investime në pasuri të paluajtshme. Gjurmimi i këtyre parave ka kërkuar analizë të hollësishme financiare dhe përfshirjen e ekspertëve të fushë”, ka thënë Abazi.

Lajmi i Fundit – Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe 44 tjerëve për sulmin terrorist në Banjskë

Gjithashtu lexoni:

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Kosova News 11/09/2024 11/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën
10:21 -16/06/2026
Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?