KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokurori i papërgatitur për lëndën, shtyhet seanca ndaj dy zyrtarëve policorë të akuzuar për keqtrajtimin e një të mituri
Siguri

Prokurori i papërgatitur për lëndën, shtyhet seanca ndaj dy zyrtarëve policorë të akuzuar për keqtrajtimin e një të mituri

KosovaNewss
KosovaNewss 15:20 -17/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për shkak se prokurori Ramiz Buzhala nuk ishte i përgatitur për lëndën, ka dështuar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Pejë, në rastin ku zyrtarët policorë Esat Lajqi dhe Arijan Bacaj, akuzohen për rrahjen dhe keqtrajtimin e të miturit E.M. Kurse, Lajqi akuzohet edhe për kanosjen e të dëmtuarit Pal Krasniqi.

“Lëndën të cilën duhet ta përfaqësoj, sot më është sjellë nga arkiva pas thirjes së gjykatës në ora 10:05”, tha prokurori Buzhala.

Prokurori Buzhala tha se lënda ka shumë dëshmitarë e shumë prova materiale, të cilat duhet t’i elaborojë dhe për këto arsye tha se i duhet kohë për përgatitje të lëndës, andaj propozoi shtyrjen e seancës.

Propozimi i tij nuk u kundërshtua nga mbrojtësit e të akuzuarve Lajqi dhe Bacaj, avokatët Besnik Berisha dhe Veton Berisha.

Pas kësaj, gjyqtari çështjes Murat Hulaj, konstatoi edhe mungesën e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve të propozuar nga prokurori i mëhershëm në fjalën hyrëse.

Andaj, në mungesë të kushteve dhe pas propozimit të prokurorit, gjyqtari Hulaj aprovoi propozimin e tij dhe seancën e radhës e caktoi për 13 korrik 2023.

Ndryshe, sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 18 gusht 2020, dy të akuzuarit Esat Lajqi dhe Arijan Bacaj, ngarkohen se më 17 korrik 2020, në rrugën “Anton Çeta”, në Pejë, me dashje dhe në bashkëkryerje i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit/të miturit E.M (16 vjeçar).

Sipas akuzës, në ditën kritike përderisa i dëmtuari nuk iu ishte ndaluar të akuzuarve dhe kishte ikur derisa ishte duke drejtuar motorin pa leje të vozitjes, me të arritur në vendin e lartcekur, ka ndaluar dhe menjëherë reagojnë dy të akuzuarit duke e ndalur veturën për të pamundësuar ikjen e tij, ku fillimisht i akuzuari Arijan i hedh sprej lotsjellës në fytyrë, e më pas e prangos, gjersa gjatë kësaj kohe i akuzuari Esat e godet me shqelm në pjesën e regjionit të brinjëve si dhe e mban që të kryente veprimet i akuzuari Arijan, duke e goditur që të dy me grushte në regjionin e kokës dhe fytyrës, si dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit.

Për çka, thuhet në akuzë se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185, par.3, e lidhur me nënpar.3.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 3 vjet.

Gjithnjë sipas akuzës, në datë, kohë dhe vend të njëjtë, i akuzuari Esat Lajqi, përderisa ishte në uniformë policore dhe në cilësinë e personit zyrtar, e keqtrajton të dëmtuarin duke i shkaktuar jo vetëm lëndime trupore, por edhe duke cenuar dinjitetin njerëzor në prani të qytetarëve tjerë me adresim të fjalëve fyese dhe poshtëruese, , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për çka, thuhet në akuzë se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195, par.2 e lidhur me par.1 të KPRK-së, vepër e cila dënohet me burgim prej 3 deri në 15 vjet.

Sipas akuzës, me datë, kohë dhe vend të njëjtë, i akuzuari Esat Lajqi, seriozisht e kanos të dëmtuarin Pal Krasniqi, që pasi që kishte ndodhur rasti, i dëmtuari kishte qenë aty dhe e kishte parë në tërësi ngjarjen dhe veprimet e të akuzuarve, e ku me të arritur një patrullë tjetër policore, të njëjtit i drejtohen me pyetjet se çka ka ndodh, e ku i dëmtuari iu përgjigjet “çka kam pa sot, tmerr kam pa, mos pafsha ma”, ku menjëherë reagon aty i akuzuari Esat dhe në prezencë të zyrtarëve policorë dhe fqinjëve të tij i drejtohet me fjalët kanosëse: “a po ma sheh këtë fytyrë, ki me mbajt mend sa të jem gjallë”, të cilat fjalë kishin shkaktuar frikë dhe ankth, ku i akuzuari asaj dite kishte kaluar disa herë radhazi me veturë zyrtare dhe civile, për çka të dëmtuarin e kishin mbajt në frikësim të vazhdueshëm.

Për çka, thuhet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes”, nga neni 181, par.2 e lidhur me par.1 të KPRK-së, vepër e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit.

Gjithnjë sipas akuzës, me datë, kohë dhe vend të njëjtë, i akuzuari Arijan Bacaj, duke keqpërdorë detyrën dhe autorizimet e tij si zyrtar policor, keqtrajton të dëmtuarin e mitur E.M., që përveç lëndimeve trupore ai e kishte cenuar dinjitetin njerëzor të tij në prani të qytetarëve të tjerë dhe atë me fjalët “a po don sh** me të dhanë”, përderisa i dëmtuari kishte kërkuar ujë, “a ta q.. nanën, ty o mirë jo veç syve por edhe b… me ti bo me sprej kasakader”.

Për çka, thuhet në akuzë se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195, par.2 e lidhur me par.1 të KPRK-së, vepër e cila dënohet me burgim prej 3 deri në 15 vjet.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

KosovaNewss 17/05/2023 17/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?