KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Projekti i madh – Miratohet marrëveshja e bashkëfinancimit për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë
Ekonomi

Projekti i madh – Miratohet marrëveshja e bashkëfinancimit për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë

Kosova News
Kosova News 11:58 -26/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë, ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes së bashkëfinancimit për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, teksa propozoi miratimin e kësaj nisme tha se ndërtimi i kësaj rruge që është marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, do të ndikojë në zhvillimin e qëndrueshëm të të dyja vendeve.

“Me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Maqedoninë, ministria propozon miratimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit detal për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Ndërtimi i kësaj rruge është një proces që ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të të dyja vendeve”, ka thënë zëvendësministrja.

Rruga Prizren-Tetovë, ndonëse është premtuar nga shumë qeveri në Kosovë se do të ndërtohet, punimet në realizimin e këtij projekti ende nuk kanë filluar.

Në muajin shtator të vitit të kaluar në një mbledhje të përbashkët, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nënshkruan disa marrëveshje në mesin e të cilave edhe marrëveshjen për ndërtimin e një rruge që lidhë Prizrenin me Tetovën.

Ndërtimi i kësaj rruge për të cilën tashmë janë bërë studimet e fizibilitetit pritet të përfundoj deri në fund të vitit 2024.

Kostoja e projektit që përfshinë edhe një tunel rreth 6 kilometra të gjatë, pritet të jetë rreth 150 milionë euro dhe synohet që të ndërtohet kryesisht me fonde nga jashtë, pati deklaruar zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ndikimi i këtij projekti është e një rëndësie të madhe ekonomike, si për Kosovën ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Rruga Prizren – Tetovë sipas planifikimeve pritet të jetë e gjatë rreth 50 kilometra. Ky do të jetë një projekt i përbashkët në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

ASK: Mbi 207 mijë banesa të blera, të pabanuara në Kosovë

Vdekja e dyshimtë në Lipjan, me rastin po merret edhe Prokurori i Krimeve të Rënda

Operacion i madh kundër lojrave të fatit në Prishtinë, arrestohen 34 persona

Durmishi: Sfidat janë të përkohshme por urat do të jenë të përhershme

Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 26/10/2022 26/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Dy turistë helmohen pasi hëngrën bimë në malin e Korabit, dërgohen me helikopterë për në Spitalin e Tiranës
17:12 -07/07/2025
ASK: Mbi 207 mijë banesa të blera, të pabanuara në Kosovë
17:06 -07/07/2025
Përhapen zjarret në disa komuna, cilësohet situatë alarmante
16:56 -07/07/2025
Vdekja e dyshimtë në Lipjan, me rastin po merret edhe Prokurori i Krimeve të Rënda
16:45 -07/07/2025
Komuna e Malishevës mbledh Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Zjarreve
16:40 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?