KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar në kosh, pezullohet nga detyra
Arsim

Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar në kosh, pezullohet nga detyra

Kosova News
Kosova News 13:38 -28/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një profesor i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, është pezulluar nga puna, për shkelje të rëndë.

I njëjti siç njofton drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, përdhosi simbolet e kombit shqiptar, duke hedhur në kosh të plehrave gjatë një ore mësimi, flamurin kuq e zi.

Pezullimin e tij e bëri të ditur, vet drejtoresha në reagimin e saj kundër përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare.

Ajo theksoi se ky incident është një veprim i papranueshëm, që është i dëmshëm për edukatën e brezit të ri dhe për krenarinë kombëtare, duke shtuar se profesori do të përballet me pasojat ligjore për sjelljen e tij.

Tutje mësohet se i njëjti profesor, dyshohet ta ketë përjashtuar nga shkolla një nxënëse e cila kishte shkuar në shkollë me plis në kokë dhe veshje me motive kombëtare shqiptare.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

JO PËRDHOSJES SË SIMBOLEVE KOMBËTARE

Të dashur qytetarë,

Me shumë keqardhje kemi marrë lajmin për një incident të papranueshëm, ku një profesor gjatë mësimdhënies ka shkelur rëndë respektin ndaj simboleve tona kombëtare. Në një ditë festive, kur duhej të ndihmonte fëmijët të shijonin dhe ndiheshin krenarë për identitetin e tyre, ai e hodhi flamurin kombëtar në koshin e mbeturinave.

Ky veprim është një shkelje e rëndë e çdo morali, etike dhe norme juridike.
Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në çdo institucion, dhe askush nuk ka të drejtë t’i përdhosë ato.

Në këtë rast, ju njoftoj se profesori është pezulluar menjëherë nga detyra dhe do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje të papranueshme.
Kosova e ka ndërtuar shtetin e saj mbi vlerat e respektit dhe krenarisë për simbolet kombëtare, dhe asnjë individ nuk duhet të ketë mundësinë t’i shkelë ato, e asnjëherë në institucionet e arsimit.

Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të simboleve tona kombëtare!

Faleminderit

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Pas shkuarjes në Moskë, deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiqit: Kërcënim serioz për stabilitetin në Ballkan

Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari

Peci thotë se presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime

OVL i UÇK-së sot mban një konferencë shtypi

Kosova News 28/11/2024 28/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Wirtz në bisedime me Cityn
21:19 -13/05/2025
Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez
21:17 -13/05/2025
Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi
21:13 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?