KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Profesori amerikan: Serbia nuk ka alternativë tjetër përveçse ta njohë pavarësinë e Kosovës
Politikë

Profesori amerikan: Serbia nuk ka alternativë tjetër përveçse ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kosova News
Kosova News 22:12 -19/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori amerikan, Charles Kupchan, shprehet optimist se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të normalizohen në një të ardhme të afërt.

Madje Kupchan, thotë se nëse Serbia synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, ajo duhet ta pranoj herët apo vonë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij në këtë fazë të dyja palët duhet të jenë të kënaqura me atë se çfarë ofron marrëveshja e Brukselit.

“Nëse Serbia e ka seriozisht se dëshiron të bëhet anëtare e familjes evropiane atëherë nuk do të ketë alternativë tjetër përveç se ta pranoj realitetin se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Është shume e rëndësishme për sigurinë rajonit të Ballkanit Perëndimor që të normalizohen marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë. Palët duhet të jenë të gatshme të bëjnë kompromise në mënyrë që të kenë një të ardhme më të mirë dhe të integrohen ne strukturat e Bashkimit Evropian. Unë konsideroj se propozimi i Francës dhe Gjermanisë ka qenë shumë i mirë për palët”, thotë ai për Tëvë 1

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan, ka folur edhe për situatën e ndjeshme ne veriun e Kosovën.

“Gjatë periudhës së fundit tensionet kanë qenë të larta dhe ka pasur shumë dhunë. Ka pasur kriza të vazhdueshme dhe kulmi ishte ajo çfarë ndodhi në Banjskë në veriun e Kosovës. Pra rreziku ishte real që situata të përshkallëzonte në një konflikt edhe më të gjerë. Normalisht që nacionalizmi serb paraqet rrezik për të gjithë rajonin por edhe në Kosovë do të thosha se ka pasur veprime nacionaliste. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në disa raste ka luajtur me kartën nacionaliste si për shembull çështja e targave dhe instalimi me forcë i kryetarëve etnik shqiptar në katër komunat veriore të cilët kishin legjitimet të dobët”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka theksuar vazhdimisht se nuk ka forcë që e bind atë ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Komuniteti ndërkombëtar po kërkon nga të dyja palët që të fokusohen më shumë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura nën ndërmjetësimin e Brukselit.

Gjithashtu lexoni:

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Vazhdon seanca në përpjekjen e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

Therandë: Aktakuzë për zyrtarët komunalë – VV kërkon përgjegjësi për keqpërdorimet në ndërtimin e shkollës në Tërrnje

Kosova News 19/11/2023 19/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për “Reporterët pa Kufij”: Problemi janë pronarët e mediave dhe mungesa e profesionalizmit
12:24 -10/05/2025
Kurti: Kemi përgjegjësi ta formojmë Qeverinë, jo konstituimin e Kuvendit
12:02 -10/05/2025
Konflikti në rrjetet sociale përfundon me rrahje në Podujevë, arrestohet i mituri
11:24 -10/05/2025
OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm
11:08 -10/05/2025
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
10:46 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?