KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Procesi për rastin “Banjska”, 42 të dyshuarve nuk do t`u bëhet gjykimi në mungesë
Siguri

Procesi për rastin “Banjska”, 42 të dyshuarve nuk do t`u bëhet gjykimi në mungesë

Kosova News
Kosova News 18:00 -19/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Gjykata Supreme i është përgjigjur gjykatës së shkallës së parë lidhur me kërkesën për opinion ligjor mbi gjykimin në mungesë të grupit terrorist të Banjskës.

Supremja ia ka lënë në diskrecion gjyqtarit të vendosë nëse do të procedojë me gjykimin për 42 të akuzuarit që gjenden në arrati, përfshirë edhe Milan Radojiciq.

Në arsyetimin e kësaj gjykate thuhet se supremja nuk jep mendime juridike për dilemat që i ka gjykata e shkallës së parë në interpretimin e ndonjë dispozite gjatë procedimit të çështjeve të hapura penale.

Avokati Fejzullah Hasani thotë se gjykimi në mungesë për grupin terrorist nuk është i mundur.

“Me Kodin Penal nuk parashkruhen krimet e luftës, gjenocidi, krimi kundër njerëzimit dhe vrasjet e rënda. Me aktakuzë këta persona akuzohen për kryerjen e akteve terroriste dhe rrezikimin e tërësisë territoriale që do të thotë se nuk është e mbuluar me ligj, nuk mund të bëhet gjykimi në mungesë”, u shpreh ai per Tch.

Hasani shton se gjykimi i tyre mundësohet vetëm me ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

“E vetmja mundësi të bëhet gjykimi në mungesë është të bëhet amandamentimi ose ndryshohet plotësohet ajo dispozitë ligjore dhe në mënyrë eksplicite të thuhet se të gjitha veprat kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës mund të mbahet gjykimi në mungesë për faktin se ne i kemi këto problematika në veri”, shtoi avokati.

Prokuroria Speciale më 11 shtator ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, duke përfshirë edhe ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiqin për sulmin terrorist të Banjskës.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale të rënda kundër rendit kushtetues, terrorizmit, financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parave.

Nga 45 personat e akuzuar, vetëm tre prej tyre janë të arrestuar nga autoritetet e Kosovës. Gjykimi ndaj Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq ka nisur pasi procedura penale ndaj tyre u nda nga pjesa tjetër e grupit që janë në arrati.

Më 24 shtator të vitit 2023 policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zvecanit nga një grup terrorist, aty mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Kosova News 19/10/2024 19/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?