KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Zëdhënësi i Speciales: Gjyqtarët do të marrin vendim për besueshmërinë dhe peshën e secilës dëshmi
Siguri

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Zëdhënësi i Speciales: Gjyqtarët do të marrin vendim për besueshmërinë dhe peshën e secilës dëshmi

Kosova News
Kosova News 09:40 -27/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

.

Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po shkon drejtë fundit. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka filluar të dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e ku deri më tani kanë dëshmuar tre zyrtarët, dy prej tyre amerikan, e njëri britanik.

Për  procesin ka folur zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle.

 “Po, dëshmitë e dëshmitarëve po zhvillohen në përputhje me ligjin dhe me rregullat e procedurës dhe të provave. Në fillim, në pjesën e parë të gjykimit, dëgjuam dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria që dhanë dëshmitë e tyre, ndërsa tani janë dëshmitarët e mbrojtjes, të cilët thirren nga vetë mbrojtja, duke përzgjedhur ata dëshmitarë që mendojnë se mbështesin më së miri rastin e tyre. Në fund të gjykimit, janë gjyqtarët ata që do të marrin vendim për besueshmërinë dhe peshën e secilës dëshmi, duke i vlerësuar provat dhe dëshmitë në tërësi, për të vendosur nëse për secilën akuzë është dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm. Pra, do të jenë gjyqtarët ata që me kujdes do të vlerësojnë çdo dëshmi të dëshmitarëve”, ka deklaruar Doyle.

- Reklamë -

Deri tani, vetëm mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë paraqitur dëshmitarë.

“Mbrojtja e Thaçit ka treguar se dëshiron të thërrasë gjithsej 11 dëshmitarë, ndërsa mbrojtja e Krasniqit ka thënë se dëshiron të thërrasë edhe 2 të tjerë. Pra, gjithsej 13 dëshmitarë. Deri tani kemi dëgjuar tre, kështu që pres që ekipet mbrojtëse të thërrasin edhe 10 dëshmitarë në sallë gjyqi dhe gjithashtu të dorëzojnë disa dëshmi me shkrim”, potencoi zëdhënësi.

Michael Doyle është rezervuar sa i përket procesit pas dëshmive të dëshmitarëve të mbrotjtes.
 “Siç e përmenda, si Prokuroria ashtu edhe Mbrojtja kanë mundësinë të thërrasin dëshmitarët që mendojnë se mbështesin më së miri rastin e tyre.

Javën e kaluar dhe këtë javë dëgjuam tre dëshmitarët e parë të thirrur nga mbrojtja. Në fund të procesit gjyqësor, gjyqtarët do të jenë ata që do të vlerësojnë besueshmërinë, peshën dhe rëndësinë e çdo prove dhe çdo dëshmie, duke i marrë parasysh të gjitha dëshmitë në mënyrë gjithëpërfshirëse”, ka theksuar Doyle për EO.

Më 15 shtator (2025) i pari që doli në bankën dëshmitarëve ishte ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit,James Rubin. Rubin ishte dëshmitar i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë. Pas Rubin ka dëshmuar juristit amerikan Paul Ëilliams, këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje dhe britaniku John Duncan, që ka qenë tre vjet këshilltar i Komandantit të Forcave të NATO-s, Ëesley Clark, gjatë viteve 1998–2001. Ka shërbyer gjithashtu në misione të tjera diplomatike, si në Sudan dhe Francë.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Kosova News 27/09/2025 27/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?