Kuvendi Komunal po voton sërish për shkarkimin e kryesuesit Fehmi Kupina. Tash votimi po bëhet në procedurë të fshehur, pasi siç u tha, pati probleme teknike.
Në votimin e parë, me 26 vota pro dhe 1 abstenim, asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë e shkarkuan Kupinën nga pozita e kryesuesit.
Një asamblist nuk mori pjesë në votim.
Më parë u bë e ditur se partitë opozitare në Prishtinë kanë ngrehur padi ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, me arsyetimin se ka thyer ligjin për ndërmarrjet publike.


