KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë, gastronomia e pëlqyer nga të huajt
Ekonomi

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë, gastronomia e pëlqyer nga të huajt

Kosova News
Kosova News 13:35 -21/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Turizmi në Prizren nuk kufizohet më vetëm në stinën e verës por është i shtrirë gjatë gjithë vitit. Gastronomët prizrenas 2025-n e quajnë të suksesshëm pasi solli në këtë qytet edhe vizitorë për herë të parë.

Ndonëse përgjatë gjithë stinëve mbetet ndër qytetet më të vizituara, Prizreni edhe në fundvit, sidomos pas dekorimit është atraksion në vete. E në këto ditë të ftohta vizitorë nga vende të ndryshme nuk mungojnë.

“Ne po vijmë nga Stambolli në Kosovë kemi vizituar Prishtinën për festat e fundvitit dhe tash kemi ardhur në Prizren dhe këtu do të qëndrojmë pak dhe do të kthehemi ne Stamboll. Ushqimi i mirë, qoftet janë të shijshme, është një kulturë e ushqimit e ngjashme me atë tonin, gjithçka duket e bukur”, tha Nagia Pekin, turiste nga Turqia.

“Të gjitha janë shumë përshtatshme për me i vizitu, tana llojet e ushqimit i përdori, më së shumti më pëlqejnë qebabat”, theksoi Kadri Haxhiu, vizitor.

Ushqimi në Prizren pothuajse u është përshtatur të gjithë vizitorëve. Ilir Shala nga shoqata e gastronomëve të Prizrenit thotë se edhe çmimet nuk janë përfolur si të shtrenjta nga vetë vizitorët.

“Ndoshta është edhe një target, kur flasim ne krahas çmimeve që janë në vendin tonë dhe në vendet e tjera, edhe pse ka pas propogandim shumë të madh se jemi shumë të shtrenjtë, por përkundrazi, për vendin dhe atë që ofron gastronomia jonë, mendoj se e arsyeton edhe çmimin edhe shërbimin”, tha ai.

Përgjatë këtij viti Prizreni ka pritur dhe ka përcjellë vizitorë të shumtë. Ka pasur nga ata që vijnë për herë të parë dhe nga shumë që tashmë e kanë bërë traditë qëndrimin këtu.

“Kemi pas vizita nga Lindja e largët, nga Amerika, nga Spanja, Portugalia, gjithë vendet e tjera, pasi Prizreni është bërë si cak i vizitorëve. Përveç vendeve të Ballkanit që na kanë vizituar, këtë vit pasi janë hequr edhe masat për shtetin e Bosnjës, edhe ata kanë qenë vizitorë si shumë të tjerë”, shtoi ai.

Por, gastronomët jo vetëm në Prizren po përballen me sfida të ndryshme e më kryesorja është mungesa e punëtorëve. Gjithsesi, ardhja e mërgatës për festat e fundvitit, pritet të gjallërojë qytetin dhe t`i japë një shtytje turizmit në Prizren./RTK

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë

Kosova News 21/12/2025 21/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?