Kolona deri në një kilometër e gjatë për dalje nga Kosova është aktualisht në pikë kalimin kufitar në Merdar. Qytetarët e Kosovës që janë nisur për të kaluar në Serbi përmes këtij kalimi kufitar, po presin deri në 3 orë për të kaluar.
Kurse sipas përditësimit më të fundit të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, për hyrje nga Merdarja kolona është e gjatë deri në 300 metra, ndërkaq pritja deri në një orë.
Te pikë kalimi kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë janë më të gjata se për të dalë nga Kosova.
Te kjo pikë, hyrja po merr deri në 90 minuta kohë.
Reciprociteti për letërnjoftime me Serbinë po vazhdon edhe në orët e hershme të së hënës. Në pikën kufitare në Merdare po lëshohen fletëdeklarimet për gjithë shtetasit serbë që po hyjnë në Kosovë.



