KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Priti ekzekutimin e dënimit me vdekje për gjysmë shekulli, japonezit tani i është miratuar kërkesa për rigjykim
Botë

Priti ekzekutimin e dënimit me vdekje për gjysmë shekulli, japonezit tani i është miratuar kërkesa për rigjykim

Kosova News
Kosova News 16:56 -13/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Japonezi që priti dënimin me vdekje për gjysmë shekulli, i është miratuar kërkesa për rigjykim.

Iwao Hakamada, tani 87-vjeç, është i dënuari me vdekje me “me stazhin më të gjatë” në botë, sipas organizatës së pavarur të të drejtave të njeriut Ammnesty International.

Ai u dënua me vdekje në vitin 1968 për vrasjen e shefit të tij, gruas dhe dy fëmijëve të tyre në vitin 1966.

Ish-boksieri profesionist pranoi fajin pas 20 ditësh marrje në pyetje gjatë së cilës, siç pretendon ai, është keqtrajtuar. Më vonë e tërhoqi rrëfimin e tij në gjykatë, shkruan BBC.

Policia japoneze është mbështetur tradicionalisht në rrëfimet e të pandehurve për t’i sjellë ata në gjyq, por kritikët paralajmërojnë se rrëfimet shpesh ndodhin për shkak të dhunës që ushtrohet ndaj tyre.

Në gjyqin e ri, gjyqtarët do të shqyrtojnë nëse ADN-ja nga gjaku i gjetur në rrobat e veshura nga vrasësi, përputhet me ADN-në e Hakamada.

Avokatët e tij pretendojnë se ai nuk mban përgjegjësi dhe se provat kundër tij janë të fabrikuara.

Në vitin 1966, Hakamada ishte rreth të tridhjetave dhe sapo ishte tërhequr nga boksi, pasi u rendit i gjashti në kategorinë e peshës së lehtë në Japoni.

U punësua në një fabrikë të përpunimit të ushqimit në qytetin Shimzu, dhe po atë vit në qershor, shefi, gruaja dhe fëmijët e tij ishin gjetur të therur për vdekje me thikë.

Në vitin 2014, Hakamada u lirua nga burgu dhe i është miratuar kërkesa për rigjykim nga i cili u zbulua se hetuesit mund të kishin vendosur prova, por ky vendim u rrëzua më vonë nga Gjykata e Lartë e Tokios. Avokatët më pas apeluan dhe u miratua një gjykim i ri.

“Kam pritur këtë ditë për 57 vjet. Më në fund, një barrë më është hequr nga supet”, tha motra e Hakamada, Hideko (90), e cila bëri fushatë në emër të vëllait të saj për vite me radhë.

Por procesi i rigjykimit mund të zgjasë me vite nëse prokurorët apelojnë.

“Ne nuk mund të lejojmë të vonojmë më tej trajtimin e Hakamada, i cili tani është 87 vjeç dhe vuan nga sëmundje mendore dhe fizike, pasi kaloi 47 vjet në burg”, tha Motoji Kobayashi, kreu i Odës së Avokatëve të Japonisë.

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Trump e quan kandidatin për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani – një ‘komunist të pastër, të vërtetë’

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Gjermania rrit shpenzimet në fushën e mbrojtjes

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

Kosova News 13/03/2023 13/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?