KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Priten stuhi të reja, të fuqishme në Ballkan
SiguriTjera

Priten stuhi të reja, të fuqishme në Ballkan

Kosova News
Kosova News 14:54 -29/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë ditës së nesërme një ciklon depërton drejt verilindjes së Evropës dhe në kuadër të tij një front i fuqishëm i ftohtë ajror arrin deri në Gadishullin Ballkanik duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit dhe ulje të temperaturave, por fronti nuk do të sjellë reshje në Shqipëri, përpos disa zonave në veri dhe lindje të vendit ku priten rrebeshe afatshkurtra lokale shiu të dielen.

Fronti pritet të sjellë reshje intensive shiu dhe rrebeshe të fuqishme me breshër në Bosnjë dhe Hercegoinë, Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa me ardhjen e tij në Kosovë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe mundësi për breshër, më të theksuara në veriperëndim, veri dhe verilindje të Republikës së Kosovës.

Para ardhjes së frontit do të jemi nën ndikimin e masave mjaft të nxehta ajrore para-frontale dhe erërave të nxehta nga jugperëndimi, ndërsa me ardhjen e frontit do të fillojnë të fryjnë erëra kalimthi të fuqishme nga veriperëndimi, e pastaj nga veriu e verilindja të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave.

Rrebeshe lokalisht të fuqishme nesër pasdite vonë dhe gjatë natës ose mëngjesit të së dieles priten në veriperëndim, veri dhe verilindje të Kosoves, por lokalisht edhe në pjesë tjera të vendit tonë, ndërsa rrebeshet më të fuqishme nga ky front pritet të ketë që nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi. Rrebeshe të izoluara priten edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa më së paku reshje priten në Shqipëri dhe disa vise të Kosoves dhe Maqedonisë së Veriut ku pritet të ketë rajone pa asnjë pikë shiu.

Ky front do të japë fund valës mjaft të fuqishme të nxehtësisë në Ballkan, ndërsa do ta dobësojë në viset tjera si në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Pra, para nesh mot i ndyshueshëm, fillimisht mjaft i nxehtë dhe me erëra të nxehta, pastaj ndryshim gradual, shtim i vranësirave pasditen e vonshme të së shtunës dhe rrebeshe shiu vetëm në disa rajone.

Të dielën mot më i këndshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe rrebeshe ose riga lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Gjithashtu lexoni:

Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit

Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni

30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje

Kosova News 29/07/2022 29/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?