FC Prishtina 01 ka shkruar historinë duke u shpallur kampion për herë të parë në Superligën e Kosovës në futsall.
Skuadra kryeqytetase mposhti sonte kampionin në fuqi, Liqenin, në ndeshjen e tretë finale, shkruan Gazeta Express.
Prishtina 01 u shpall kampione me rezultat 2:1 në serinë finale.
Prishtinasit sonte fituan me rezultatin 4:1. Golashënues ishin Halim Selmanaj, Ari Kaqanolli (dy gola) dhe Ramadan Alaj.
Golin e vetëm për skuadrën nga Drenasi e shënoi Camilo Sanchez.
Kujtojmë se Prishtina 01, si kampione, do të ketë të drejtën e pjesëmarrjes në garat e Ligës së Kampionëve


