KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prioriteti i prokurorive në 2025: Rritja e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit
Siguri

Prioriteti i prokurorive në 2025: Rritja e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit

Kosova News
Kosova News 21:17 -08/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rritja e efikasitetit në luftimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, është prioriteti kryesor, që Prokurori i Shtetit ka renditur në planin e punës për vitin 2025.

Përveç këtyre veprave, gjatë këtij viti parashihet prokurorët duhet të kenë vëmendje të veçantë edhe në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar, veprave penale kundër rendit kushtetues, krimeve të luftës, e dhunës në baza gjinore.

Në mesin e disa prioriteteve prokurori i shtetit ka vendosur edhe ngritjen e nivelit të sekuestrimit në funksion të konfiskimit përfundimtar dhe rikthimit të aseteve, për çka prokurorët u kritikuan në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, se nuk janë duke bërë kërkesa për shitjen e aseteve që konfiskohen.

“Mbikëqyrjes së vazhdueshme të rasteve me sekuestrim të përkohshëm; Ngritjes së numrit të ekspertizave për hetimin financiar në rastet kur është e nevojshme; Rritjes së efikasitetit në zbatimin e ligjit për kompetencat e zgjeruara dhe Angazhimit të koordinatorit Nacional dhe koordinatorëve të prokurorive për sekuestrim dhe konfiskim; Bashkërendimin e veprimeve të Zyrës për Rikthimin e Aseteve me akterët e përfshirë në zyrë…”, thuhet në Planin e punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2025.

Por, sipas drejtorit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, këto nisma Këshillit Prokurorial po i mbesin vetëm ne letër e vështirë të zbatueshme në praktikë.

“E para nuk ka vullnet d.m.th. anëtarët e Këshillit, nëse e shohim monitorimin e punës të Këshillit Prokurorial të Kosovës, më të zëshmit janë në rastet kur kanë të bëjnë me emërimin e anëtarëve të KPK-së, të prokurorëve, çështje që lidhen me financat e tyre personalisht, për rroga ose për mëditje por kur vijnë tek këto politikat e mëdha, i kalojnë në heshtje, nuk kanë interes..”, ka thënë  Miftaraj.

Miftaraj thotë se sistemi prokurorial ka dështuar vazhdimisht në rastet e konfiskimit të pasurisë, të cilat fitohen përmes veprës penale të korrupsionit.

“Sistemi prokurorial prej vitit 2013, kur e ka themeluar zyrën kombëtare kundër krimit ekonomik ku hyjnë përpjekjet për sekuestrim, konfiskim, të pasurisë së fituar me vepër penale nuk është që po shohim sukses apo ndonjë ndryshim përmes të cilit shteti i konfiskon gjithë atë pasuri që fitohet përmes veprës penale me theks të veçantë të veprës penale të korrupsionit…”, ka thënë Miftaraj.

Këtë vit zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, gjithashtu parasheh që të bëjë strukturimin e ri të Zyrës për mbrojtjen e viktimave, pa dhënë detaje se si do të bëhet kjo.

Një tjetër pikë që është përmendur në kuadër të llogaridhënies e performancës, është edhe monitorimi i performancës së prokurorëve gjatë paraqitjes në seanca gjyqësore nga ana e kryeprokurorëve.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Tentim vrasje në Viti

Policia jep detaje ku një punëtori i Pastrimit u godit nga vetura

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…

Kosova News 08/03/2025 08/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Ilir Konushevci ishte shpirti i UÇK-së
12:17 -09/05/2025
Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk
11:47 -09/05/2025
Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së
11:25 -09/05/2025
Lëshohet urdhër për të ndaluar hyrjen e Dodikut në vendet ushtarake
11:15 -09/05/2025
LDK-ja mbledh nënshkrimet për anulimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës
10:57 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?