Ndërkohë që hetimet për vdekjen e argjentinases po vazhdojnë, detaje të tjera kanë dalë që sugjerojnë se i dashuri i saj mund ta ketë hedhur nga ballkoni. Sipas babait të saj, në trupin e vajzën janë gjetur shenja dhune.
Argjentinasja ka vdekur në Kosovë dhe Policia e kishte iniciuar rastin si vrasje. Për këtë e kishte arrestuar një qytetar me shtetësi zvicerane, i cili gjendet në paraburgim.
“Ata kanë gjetur shenja në trupin e vajzës sime që tregojnë se ka pasur dhunë të mëparshme. Kishte mavijosje në krahë”, ka thënë Facundo Urdangaray, babai i 27-vjeçares.
Urdangaray ka thënë se ekspertët e Prishtinës kanë gjetur plagë që nuk korrespondojnë me rënien nga lartësia, raportoi media spanjolle “Radio 221”.
“Kjo tregon se ka prova të forta se vajza ime është vrarë”.
“Më jep pak qetësi fakti se ai person nuk do ta shohë më dritën e diellit”, ka shtuar ai për të dyshuarin e vrasjes.


