KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Price: Bisedimet aktuale në Bruksel të hapin rrugën e zgjidhjes finale
Politikë

Price: Bisedimet aktuale në Bruksel të hapin rrugën e zgjidhjes finale

Kosova News
Kosova News 21:00 -19/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një porosi nga Shtëpia e Bardhë është dërguar të enjten në Bruksel.

Në kohën kur po zhvilloheshin bisedimet mes krerëve të Kosovës e Serbisë, burimet diplomatike tregojnë se ambasadori amerikan pranë BE-së, Mark Gitenstein, u përcolli ndërmjetësuesve evropian një mesazh nga Uashingtoni.

Në departamentin e shtetit nuk folën enkas për këtë rast por treguan se jo vetëm ambasadori në fjalë. por edhe kryediplomati amerikan janë angazhuar për gjetjen e pajtimit Kosovë-Serbi.

“Ju siguroj që ky proces ka vëmendje të nivelit të lartë , ambasadori jonë në BE, Gitenstein është një nga zyrtarët që janë duke parë nga afër. Por ka edhe zyrtarë tjerë të lartë këtu në Uashington që po e bëjnë të njëjtën. Kjo është një çështje që sekretari Anthony Blinken personalisht i ka kushtuar vëmendje e kohë mjaft shumë. Ky është një prioritet për përfaqësuesit tanë në terren dhe këtu në shtëpi”, tha Ned Price, zëdhënës në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Price, po ashtu sqaroi se vazhdimi i dialogut me qëllimet e tij duhet të vazhdoj e të marrë hov tjetër drejt finales.

“Besojmë që të dy palët duhet të i shfrytëzojnë këto bisedime në mënyrë efektive për të përparuar në normalizimin marrëdhënieve mes tyre të përqendruara në premisën e njohjes së ndërsjellë. Ne do të donim që të shohim përparim në zbatimin e ujdive të arritura në dialog”.

Për tre ditë në Bruksel, po qëndron emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka zhvilluar takime të shumta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin si dhe me partnerët evropian.

Nga DASH, thanë se Escobar qe “vëzhgues e jo pjesëmarrës i bisedimeve”që u bënë të enjten për të gjetur zgjidhje për reciprocitetin me dokumente e targat e automjeteve mes dy shteteve.

Gjithashtu lexoni:

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Kosova News 19/08/2022 19/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit
19:50 -06/07/2025
Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
19:18 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?